“PDK është munduar ta sabotojë Bekim Jasharin për ta futur në kurth”

Politika

“PDK është munduar ta sabotojë Bekim Jasharin për ta futur në kurth”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 15 shkurt 2018 Në ora: 15:44
Bekim Jashari

Partia Demokratike e Kosovës, është rikthyer në Kuvendin Komunal të Skenderajt, pasi javën e kaluar kishte bllokuar punën e këtij Kuvendi, duke braktisur punën e tij.

PDK, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se është rikthyer në Kuvend për shkaqe parimore.

E sipas njohësit të çështjeve politike, rikthimi i kësaj partie, është lojë për të sabotuar kryetarin e tanishëm të Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se PDK-së po i pengon puna e mirë e Jasharit, për shkak të frikës se “ai mund të rrënojë lidhjet e saj me krimin e instaluar në këtë komunë”.

Image
Faton Mehmeti

“Rikthimi i PDK-së, ka ardhur pas braktisjes si lojë e asaj për të sabotuar Bekim Jasharin. Kjo ka të bëjë me faktin se PDK-së po i pengon puna e mirë e Bekimit, pasi kjo gjë do të rrënonte lidhjet e saj me krimin e instaluar edhe në komunë”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, Jashari ka arsye për të pastruar komunën nga ata që ai i ka quajtur “oligarkë” të Sami Lushtakut. Ai ka kërkuar që Bekim Jashari të vazhdojë të çrrënjosë të keqen nga komuna e Skenderajt.

“Kjo gjë tregon fytyrën e vërtetë të kësaj partie, duke i dhënë edhe më shumë arsye Bekimit për të pastruar komunën nga oligarkët e Sami Lushtakut. PDK është munduar të sabotojë Bekimin, për ta futur në kurth dhe për ta korruptuar, për të pasur më lehtë zhvatjen e qytetarëve në favor të një grupacioni oligarkësh. Andaj, kryetari i ri, duhet të mos bie pre e provokimeve të Sami Lushtakut, por të vazhdojë të çrrënjos të keqen nga komuna”, është shprehur për “Bota sot”, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat