Deputeti i LDK-së tregon arsyet pse duhet të bie qeveria Haradinaj

Politika

Deputeti i LDK-së tregon arsyet pse duhet të bie qeveria Haradinaj

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 shkurt 2018 Në ora: 15:04
Qeveria Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani, në një prononcim për “Bota sot” tha se ka shumë arsye që Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet të bie.

Sipas Osmanit, nëse LDK-ja do të kishte një partner si duhet të opozitës, Qeveria Haradinaj kish me rënë me ose pa Demarkacion.

Image
Naser Osmani

“Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të kishte një partnerë si duhet të opozitës, Qeveria Haradinaj kish me rënë me ose pa Demarkacion. Ka shumë arsye që kjo Qeveri duhet të bie”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Ai thotë se në Kosovë ka humbur perspektiva. Sipas deputetit të LDK-së, për t’u kthyer perspektiva në vend kjo Qeveri duhet të bie.

“Ka humbur shpresa dhe ka humbur edhe perspektiva. Prandaj, Qeveria Haradinaj duhet të bie, që më i dhënë perspektivë këtij vendi”, ka përfunduar deputeti i LDK-së, Naser Osmani për “Bota sot”.

Ndërkohë, edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, gjatë ditës së djeshme ishte shprehur i bindur se Demarkacioni do ta rrëzojë Qeverinë, në qoftë se nuk kalon .

“Deputetët e AAK-së, në vend se t’i ndihmojnë kryeministrit të tyre, edhe kryeministrit tim, që të dalin nga kjo krizë, ata nuk po e dinë se demarkacioni mund ta rrëzojë Qeverinë. Demarkacioni do ta rrëzojë Qeverinë, në qoftë se nuk kalon. Prandaj këta duhet të ndërmarrin një iniciativë për të gjetur ndonjë zgjidhje”, ka deklaruar Zeka për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat