“Haradinaj vizitën e homologut malazez e përdorë për të shpëtuar fytyrën e vet”

Politika

“Haradinaj vizitën e homologut malazez e përdorë për të shpëtuar fytyrën e vet”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 14 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka arritur sot në Kosovë, me ç’rast është pritur me nderime shtetërore nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Për njohësin e çështjeve politike, Lirim Zorra, vizita e kryeministrit malazez nga Ramush Haradinaj mund të përdorët si rrugë e daljes nga vet bllokimi që e ka krijuar me kundërshtimin e miratimin të Demarkacionit.

Image
Lirim Zorra

Zorra në një prononcim për “Bota sot” tha se javën e ardhshme kryeministri Ramush Haradinaj do të synojë ta dërgojë Demarkacionin për miratim në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo vizitë më shumë për mua është kortezie dhe vizitë e cila mund të përdorët nga kryeministri si rrugë e daljes nga vet bllokimi që e ka krijuar me kundërshtimin e miratimin të Demarkacionit, andaj besoj që javën tjetër kryeministri do të synojë ta dërgoj për miratim në parlament dhe do të shprehët që me kryeministrin malazez është marrur vesh që fillimisht të miratohet e pastaj grupet prapë mund të punojnë për çdo fakt të ri”, u shpreh ai.

Zorra konsideron se vizita e kryeministrit malazez më shumë është për të mbrojtur fytyrën e kryeministrit Haradinaj, se sa ndonjë zgjidhje e mundshme.

“Pra, diçka më shumë për të mbrojtur fytyrën e kryeministrit se sa ndonjë zgjidhje, sepse e drejta ndërkombëtarë e sqaron që marrëveshjet ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen ose të modifikohen në momentin kur janë nënshkruar dhe se dërgimi në arbitrazh dhe rinegocimi është i papranueshëm për Malin e Zi. Kjo vizitë është vetëm maskë ose arsyetim të cilin do ta përdorë kryeministri për të shpëtuar fytyrën e vet dhe të mos shihet si një tradhtar ose ndryshues fjalësh”, ka përfunduar ligjëruesi i Kolegjit “ISPE”, Lirim Zorra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat