Përkrahet komisioni hetimor, Qeveria Haradinaj ndikoi në emërimin e shërbyesve civil - Bota Sot
Përkrahet komisioni hetimor, Qeveria Haradinaj ndikoi në emërimin e shërbyesve civil

Politika

E hënë, 19 shkurt 2018

Përkrahet komisioni hetimor, Qeveria Haradinaj ndikoi në emërimin e shërbyesve civil

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 14 shkurt 2018 Në ora: 21:05

Përfaqësues të Shoqërisë civile e mirëpresin iniciativën e deputetes, Mimoza Kusari-Lila, që të themelohet një komision hetimor për vlerësimin e zgjedhjes së shërbyesve civil nga ana e Qeverisë. Ata dyshojnë se Qeveria Haradinaj ka ndikuar gjatë procesit të emërimit të tyre.

Shoqëria civile, kërkon që të përkrahet iniciativa e deputetes, Mimoza Kusari-Lila, për themelimin e një komisioni parlamentar për hetimin e emërimit të shërbyesve të lartë civilë në institucionet shtetërore nga ana e Qeverisë Haradinaj.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila dhe Dardan Sejdiu, pas mbledhjes së 13 nënshkrimeve nga kolegët e tyre, kanë dorëzuar në Kryesi të Kuvendit kërkesën për seancë plenare për formimin e këtij komisioni.

Deputetët nënshkrues dyshojnë për ndikime politike në emërimet e fundit të shërbyesve civile që janë bërë nga ana e ekzekutivit.

Madje, ata thonë se Qeveria Haradinaj e ka shkelur memorandumin me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që është pikërisht për këtë çështje.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim, në adresë të Qeverisë për të marr një përgjigje lidhur me dyshimet e deputetëve të opozitës, por nuk janë deklaruar lidhur me këtë.

Deputetja, Mimoza Kusari-Lila, që ka marrë iniciativën për themelimin e komisionit hetimor pret që kërkesa e saj të përkrahet edhe nga deputetët e pozitës.

“Unë mendoj se si deputet i kuvendit të Kosovës pa marrë parasysh se a është i pozitës apo opozitës, e ka për obligim që të shikoj të gjitha argumentet dhe të tregoj përgjegjshmërinë për postet që mbajnë”, thotë Kusari-Lila për “Bota sot”.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme për shtetin që  shërbyesit të jenë të pavarur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test