SBASHK-u nuk ndalet, paralajmëron protestë dhe grevë - Bota Sot
SBASHK-u nuk ndalet, paralajmëron protestë dhe grevë

Politika

E premte, 25 maj 2018

SBASHK-u nuk ndalet, paralajmëron protestë dhe grevë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 14 shkurt 2018 Në ora: 17:58
SBASHK-u

 Greva e cila u paralajmërua sot nga SBASHK-u u respektua pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, duke mos mbajtur mësimin në orën e parë. Kjo protestë është duke u mbajtur si shenjë revolte ndaj Qeverisë së vendit e cila ende nuk ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për punëtorët e arsimit në vitet 1990-99.

Lidhur me këtë çështje Rrahman Jasharaj, përfaqësues i SBASHKU-t në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se greva është respektuar si nga universitetet ashtu edhe nga shkollat e mesme

Image
Rrahman Jasharaj

“Deri më tani raportet e paradites nga të gjitha zyrtarët që kemi në terrene , greva 1 orëshe e ndërrimit të paradites ka filluar në institucionet arsimore , dmth shkollat fillore dhe të mesme janë përgjigjur ftesës dhe vendimit të këshillit drejtues dhe kanë qenë në grevë në orët e para. Gjithashtu ftesës për grevë janë përgjigjur edhe universitet e Kosovës të cilat kanë qenë në grevë nga ora 10 deri ne orën 11, dhe ne jemi të sigurte se edhe ora e mesditës do të jetë në grevë në gjithë Republikën e Kosovës, dhe kjo tregon forcën dhe unitetin e SBASHKU-t”, ka thënë ai.

Jasharaj gjithashtu komentoi edhe statusin e Haradinajt në facebook, ku paralajmëroi një takim me përfaqësues e Sindikatës së Bashkuar te Arsimit Shkencës dhe Teknologji

“Kemi pasur takime, kemi marrë premtime , por tani e tutje SBASHK-u nuk do të ndalet nga veprimet të cila qojnë në gjëra konkrete. Pra ligji për statutin e punëtorëve të arsimit shqip në gjithë republikën e Kosovës në vitet e 90-ta, vlen, është punuar, janë marr vesh të gjitha palët se bashku me SBASHKU-n ,dhe tashmë duhet të dal në qeveri të marr dritën e gjelbër dhe të shkojë në parlament. Po ashtu qeveria duhet të ulet dhe të bisedojë saktësisht dhe konkretisht për ligjin për pagat, dhe nuk kemi çka bisedojmë për ligjin për sigurime shëndetësore sepse ai ligj është aprovuar vetëm pritet te vihet në jetë, pra qeveria tani e tutje duhet të veprojë konkretisht përkundër premtimeve dhe atëherë ne jemi te gatshëm ti ndalim veprimet sindikale”, është shprehur ai.

 Jasharaj ka paralajmëruar edhe veprime tjera sindikale. Është edhe greva më 20 shkurt, pastaj pritet një afat i shkurtë deri në kongresin e SBASHKU-t që është më 24 shkurt dhe delegatet që përfaqësojnë arsimin e tëra niveleve në tërë Kosovën ,duke biseduar me njerëzit në terren ,ata me siguri do të sjellin vendim që është vendim i organit më të lartë të SBASHKU-t , dhe pritet të shkohet në grevë në kohë të pacaktuar, madje ka kërkesa nga tereni që përpos grevës të fillojmë edhe me veprime tjera sindikale që nënkupton protestë të mësimdhënësve apo punëtoreve tjera nëpër komuna” ka përfunduar Jasharaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test