Gashi: Duhet sa më parë çlirimi nga bandat puçiste të Thaçit

Politika

Gashi: Duhet sa më parë çlirimi nga bandat puçiste të Thaçit

Nga: Drilon Rrahmani Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Hashim Thaçi

Presidenti aktual dhe ish-kryeministër kohë më parë, Hashim Thaçi, ishte njeriu me më së shumti poste të larta politike gjatë dekadës që po e finalizojmë tani me 10-vjetorin e pavarësisë.

Por Thaçi si një njeri me ndikim në politikën e vendin gjatë kësaj dekade, nuk bëri shumë për vendin aq sa kishte mundësi të bënte, që do të thotë se la shumë për tu dëshiruar.

Por, se kush është Hashim Thaçi në të vërtet dhe cili është qëllimi i tij në politikën e Kosovës, flet veprimtari i shquar dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Koordinator të Ballit për Shqipëri Etnike dhe Kryetar i Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar për Europë dhe SHBA, Arbër Gashi.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, tha se ato që i përjetojmë si dështime të Thaçit, në fakt janë suksese të interesave që përfaqëson ai dhe sot ai mbron ato interesave të atyre që ndanë plaqkën e luftës.

Image
Arbër Gashi

“Ato që ne i përjetojmë si dështime të Hashim Thaçit, në realitet janë suksese të politikës dhe interesave që ai përfaqëson. Hashim Thaçi, përpos interesave të atyre që organizuan dhe finalizuan puçin ushtarak kundër rendit kushtetues të cilin e impononte Kushtetuta e Kaçanikut, sot i mbron edhe interesat e atyre që ndanë plaçkën e luftës”, tha Gashi.

Ai thotë se është detyrë ta çlirojmë Kosovën nga bandat puçiste të Thaçit, sepse çdo vonesë e mund t’i kushtojë shumë vendit.

“Andaj, unë mendoj se çlirimi i Kosovës nga bandat puçiste të Hashim Thaçit është detyrim dhe obligim që duhet ta kryejmë sa më parë. Çdo zvarritje në kryerjen e kësaj detyre do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Pse? - Sepse pushteti i komunistëve të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe të lartët e këtij pushteti në Kosovë, i kanë formuar Lëvizjet rezervë, përmes të cilave do të tentojnë ta instrumentalizojnë dhe të manipulojnë sërish me vullnetin demokratik dhe synimin fisnik të popullit të Kosovës”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat