Liberalizimi i vizave nuk mund të kushtëzohet me vazhdimin e dialogut

Politika

Liberalizimi i vizave nuk mund të kushtëzohet me vazhdimin e dialogut

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 13 shkurt 2018 Në ora: 20:03
Liderët pa kredibilitet politik e moral për t`i vënë kushte BE-së

“Së pari këto dy procese nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën. Çështja e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë shkon në funksion të normalizimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve fqinje, në fakt është kriter për anëtarësimin e dy shteteve në BE, kurse çështja e liberalizimit të vizave nuk ka të bëjë asgjë me anëtarësimin e shtetit në Bashkimin Evropian, por ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Shengen”, thotë Avni Mazreku për “Bota sot”.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj nuk e ka mundësinë që të kushtëzoj Bashkimin Evropian me ndalje të bisedimeve me Serbinë, nëse Kosova nuk e merr liberalizmin e vizave gjatë vitit 2018.

Një kushtëzim të tillë ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian, e ka bërë zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij në Strasburg të Francës.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Hoxhaj u ka thënë euro deputetëve se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Nëse Serbia është shpërblyer shumëfish për shkak të dialogut me Kosovën, edhe Kosova duhet të shpërblehet në mënyrë të balancuar në këtë drejtim. Prandaj, nëse Kosova nuk merr liberalizimin pasi që t’i kryej detyrat e saj brenda vitit 2018, këtij dialogu do t’i humbasë kuptimi, dhe atë jo vetëm në planin politik, por edhe atë të mbështetjes së qytetarëve”, u ka thënë Hoxhaj euro-deputetëve.

Por, deputetët të opozitës dhe njohës të çështjeve evropiane deklaratën e Hoxhajt po e konsiderojnë si një kërcënim ndaj Brukselit.

Duke folur për çështjen në fjalë, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se Kosova nuk gjendet në pozitë që të vëjë kushte të tilla ndaj Brukselit.

“Kushtëzimet e tilla janë të panevojshme, sepse ne nuk jemi në pozitë për të bërë një gjë të tillë. Dialogu dhe vizat nuk ndërlidhen, sepse liberalizimi është proces që ka kushtet e veta”, thotë Avdyli për “Bota sot.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat