Zefaj: Flamuri duhet të valvitet, është festë shtetërore

Politika

Zefaj: Flamuri duhet të valvitet, është festë shtetërore

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 13 shkurt 2018 Në ora: 14:48
Flamuri shteteror i Kosoves

Festa e Pavarësisë së Kosovës po afron ndërsa çështja e flamurit ende nuk është zgjidhur.

Vendosja e flamurit të Kosovës në rrethin kryesor të kryeqytetit është bërë temë diskutimi e madje edhe ka pasur reagime si nga liderët ashtu edhe nga shoqëria civile.

Në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, Engelbert Zefaj nga LDK, thekson se në Kosovë duhet të valvitet flamuri shtetëror.

Image
Engelbert Zefaj

‘’Flamurin kombëtar e dua se jam Shqiptar, flamurin Kosovar e respektoj se jam Kosovar! Në Kosovë, në ditët e shtetit duhet te valvitet flamuri shtetëror!’’, përfundon Zefaj.

Kujtojmë se sipas Ligjit për punët e Protokollit të Shtetit, flamuri shtetëror në festa të tilla duhet të valvitet.

Neni 3 pika 4. Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:

1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “Neni 15 paragrafi 2 “Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat