Gecaj tregon çfarë duhet të bëjë Kosova ndaj propagandës serbe

Politika

Gecaj tregon çfarë duhet të bëjë Kosova ndaj propagandës serbe

Nga: A.S Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 13:46
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kohëve të fundit Serbia ka ndërmarr një fushat propaganduese ndaj Kosovës.

Ai madje thotë se është e vështirë që të pritet ndalimi i kësaj propagandë në një periudhë të afërme. Për këtë, ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë bashkërisht për çështjet me interes nacionale.

“Serbia nuk do të ndalet shpejt nga këto taktika të saja të dëmshme, dhe duke e ditur këtë, shqiptarët duhet të organizohen shumë më mirë dhe të veprojnë bashkërisht në çështjet e rëndësisë nacionale, e jo këtyre çështjeve tu qasen në mënyrat më primitive, pra me gaz lotsjellës, koktej molotova e metoda tjera tërësisht jo demokratike”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

“Nuk na lejohet luksi që çështjet nacionale t’i përdorim për pushtet, ashtu siç bëri opozita e kaluar, e cila, për shkak të asaj qasjeje, tani e ka bllokuar plotësisht progresin e Kosovës drejt integrimeve evro-atlantike”.

Ai thotë se Qeveria Haradinaj nuk është në gjendje të bëj asgjë kundër kësaj propagandë.

“E vetmja mundësi e ecjes para të të gjitha proceseve, duke përfshire edhe relacionet dhe çasjën ndaj Serbisë, është që të rrezohet kjo qeveri, të ketë një marrëveshje paraprake të të gjitha subjekteve politike paraprake për të gjitha çështjet e interesit nacional, dhe pastaj të organizohen zgjedhjet e reja të cilat do të prodhonin një lidershipi kredibil i cili do të qonte para këto procese të ndërlikuara dhe të vështira”, shtoi Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat