Kelmendi flet për deklaratat e Straches: E rëndësishme që kabineti qeveritar i Austrisë reagoi menjëherë

Politika

Kelmendi flet për deklaratat e Straches: E rëndësishme që kabineti qeveritar i Austrisë reagoi menjëherë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 12 shkurt 2018 Në ora: 20:41
Heinz-Christian Strache

Zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, ka dhënë mendimin e tij pas asaj se BE-ja dëshiron ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Kosova padyshim është pjesë e Serbisë”, ka thënë zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache

Madje, Strache tha se serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë të drejtë për vetëvendosje ose autonomi, por që kjo do të kërkonte negociata të gjata, dhe se Kosova sipas tij në këtë çështje është e pamëshirshme.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve politike, Jeton Kelmendi, për “Bota sot” ka thënë se këto nuk janë deklarata të cilat duhet përshëndetur, mirëpo duhet pasur kujdes ndaj përgjigjes tonë ndaj tij.

“Mendoj se deklaratat e zv.kancelarit austriak, Heinz Christian, i cili vjen nga e djathta ekstreme, nuk janë për tu përshëndetur sepse krijojnë një qasje të djallëzuar, megjithëse duhet pasur kujdes ndaj përgjigjes dhe mendoj se kasta politike duhet gjetur një mënyrë që ta trajtoj këtë çështje, dhe mënyra më e mirë duhet të jetë trajtimi neutral. Mirëpo duhet theksuar se ka pasur një deklaratë tjetër nga kabineti qeveritar i Austrisë, të cilët thanë se qëndrimi i Austrisë ndaj Kosovës do të jetë i njëjti, që do të thotë se Austria vazhdon t’i mbetet mike besnike Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

E rëndësishme sipas Kelmendit është që kabineti qeveritar i Austrisë, reagoi ndaj atyre deklaratave dhe e konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Prandaj duhet të analizohen këto deklarata nga institucionet shtetërore dhe duhet të kenë kujdes edhe në reagimet eventuale sepse mendoj se nuk paraqet

ndonjë fakt real për shqetësim, edhe pse mund të ketë ndonjë simpati personale të tij, mirëpo është e rëndësishme që kabineti qeveritar i Austrisë, reagoi menjëherë pas deklaratave të zv.kancelarit Heinz Christian, dhe e konfirmoi mbështetjet e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat