Ardhja e kryeministrit malazez në Kosovë, në kërkim të një formule të re

Politika

Ardhja e kryeministrit malazez në Kosovë, në kërkim të një formule të re

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 shkurt 2018 Në ora: 20:07
Dushko Markoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, pritet që ta vizitojë Kosovën me datën 14 shkurt. Ndonëse ai kishte planifikuar që të qëndrojë në Prishtinë me datën 6 shkurt, megjithatë një vizitë e tillë u anulua. Vizita e kryeministrit malazez Markoviç bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Behët e ditur se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriteri numër një për liberalizim të vizave ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Image
Fadil Lepaja

Në lidhje me atë se a do të jetë ardhja e Kryeministrit Malazez në Kosovë për afrim për zgjidhje të demarkacionit e kontestuar apo do të jetë vetëm një vizitë kurtuazie, analisti politik Fadil Lepaja ka thënë për “Bota sot”  se ardhja e tij do ti jap drejtimin edhe projektligjit për marrëveshjen e demarkacionit, të dërguam në parlament, nga ana e qeverisë.

Sipas tij, ardhja e kryeministrit malazez Markoviç në këtë moment është i rëndësishëm, sidomos për procedurën e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Siasp tij, kjo tregon gatishmërinë edhe të palës malazeze për të gjetur një formulë, për të përmbyllur këtë proces të stërzgjatur, gjithsesi me fajin e palës së Kosovës dhe papërgjegjësisë së drejtuesve të institucioneve.

“Të shpresojmë se politika e Kosovës të ketë gjetur ndonjë formulë, e cila e nxjerr Kosovën nga zalli i gjallë ku e ka futur oligarkia e saj me interesat e ngushta të klaneve dhe elita egoiste dhe e korruptuar politike. Duhet pranuar se nuk do të jetë aspak e lehtë të gjendet kjo formulë, e cila është e pranueshme edhe për palën malazeze e cila nuk e ka aspak të lehtë të rishikojë një dokument i cili ka kaluar nëpër parlament, tashmë” është shprehur Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat