“Ideja për shkëmbim territoresh, maskaradë se Kosova duhet të japë tokë shqiptare”

Politika

“Ideja për shkëmbim territoresh, maskaradë se Kosova duhet të japë tokë shqiptare”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 12 shkurt 2018 Në ora: 15:41
Foto ilustrim "Bota sot"

Njohësi i zhvillimeve politike Jeton Kelmendi, është shprehur kundër idesë së presidentit të vendit Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot” Kelmendi, këtë ide Kelmendi e ka quajtur maskaradë dhe aventurë të rrezikshme, që sipas tij, dëmtojnë interesin nacional.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se idetë, pavarësisht se nga vijnë, nga cilido zyrtar, qoftë edhe nga institucione tjera, qoftë edhe personalitete me ndikim siç kishim rastin e mëhershëm të Rexhep Qosjes apo kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, për shkëmbim territoresh, janë një maskaradë se Kosova duhet të japë tokë shqiptare andej e tokë kjo pjesa tjetër. Prandaj, këto janë avantura të rrezikshme që sigurisht se e dëmtojnë në çfarëdo procesi interesin nacional”, është shprehur ai.

Analisti Kelmendi ka theksuar se “aventurat” si kjo, duhet të sanksionohen me ligj, derisa presidenti Hashim Thaçi do të duhej shkarkuar, në rast se nisë ky proces.

“Mendoj se këto lloj avanturash duhet të saksionohen me ligj dhe në qoftë se presidenti Thaçi e nis një avanturë të tillë, ai duhet të shkarkohet në Kuvend, të nisin procedurat e shkarkimit ose në Gjykatën Kushtetuese ose me numër 2/3 të deputetëve”, ka shtuar për “Bota sot”, Jeton Kelmendi.

Ndryshe, deri më tani, kundër kësaj ide, kanë dalë Nisma Socialdemokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe njohës të çështjeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat