Ish-deputeti i LDK-së: Liderët të mos joshen nga Serbia për ndarjen e Kosovës

Politika

Ish-deputeti i LDK-së: Liderët të mos joshen nga Serbia për ndarjen e Kosovës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Muhamet Mustafa

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, thotë se zgjidhja e kontestit mes Kosovës e Serbisë me anë të ndarjes së Kosovës apo këmbimit të territoreve, është në dosjen e Serbisë prej dekadash, pasi kjo i përshtatej ambicieve të saj

Muhamet Mustafa ka komentuar idenë e ndarjes së Kosovës, apo shkëmbimit të territorit me Serbisë. Media raportoi të premten se ky plan po bëhej me përkrahjen e Serbisë, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrit të Jashtëm grek.

Mustafa ka shkruar në Facebook se është rrezik për Kosovën, nëse kjo temë bëhet pjesë e negociatave me Serbinë dhe negociohet sipas kushteve të serbit serb.

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës:

MOS TE KEMBEJME SHTETNDERTIMIN ME PASIGURI

( Derisa perspektiva e integrimit Euroatlantik është e hapur aty duhet kërkuar zgjidhje për kontestet me Serbinë , jo me ndarje e me këmbim të territoreve)

Këto ditë po flitet për gjoja një lloj marrëveshje historike të Kosovës apo shqiptarëve ( sic) me Serbinë që do të arrihej nëpërmejt ndarjes së Kosovës apo “ këmbimit të territoreve”. Këtë lloj “zgjidhje” të problemit të Kosovës Serbia e ka pasur në dosje disa dekada të fundit si njërën nga opcionet që asaj do ti shkonin për shtat me ambicjet hegjemoniste të vjetra e të reja. Ndaj kur nga ana e Serbisë vie një opcion i tillë nuk paraqet diçka të re dhe befasuese. Diçka e re dhe befasuese do ishte nëse liderë apo politikanë shqiptarë do të josheshin me një ‘zgjidhje “ të tillë. Kjo do të paraqiste një ndryshim radikal të qëndrimeve tona e që mbart ne vete rrezik dhe pasiguri të madhe.

Rreziku më i madh do të shfaqej nëse kjo tash hapet si një temë negociatash sipas zanatit serb të negocimit . Kjo domosdo do të spostonte proceset e shtetndërtimit në Kosovë , zhvillimit institucional , ekonomik dhe demokratik të Kosovës. Një skenar i tillë do ti binte gjerat aty që Statusi i Kosovës, i definuar me Kushtetute e i njohur nga rreth 120 shtete , do të pësonte goditje . Në tavolinë do të ishte e ardhmja e Kosoves, pra statusi i saj do të konsiderohej si i pazgjidhur, tamam siç do Serbia. Negociatat rreth kësaj do të ishin shumë më të mundimshme dhe me rezulate më fluide se sa këto që po i shohim në Bruksel, po pasojat shumë më të rënda. Njohja e Kosovës nga shtetet tjera do të pushonte, antarësimi në organizata ndërkombëatre poashtu. Në këtë mënyrë një proces të konsolidimit të shtetësisë që me gjithë dhembjet dhe problemet që burojnë nga papërgjegjësia cdhe keqqeverisja, do ta këmbenim me dezavuim të të arriturave në ndërtimin e shtetit që nga viti 1990 e këndej. Serbia pikërisht këto e do, një Kosovë me situatë të paqartë e nën negcim permanent, helbete mos sitauta ndërkobëtare do ti shkon përshtati një ditë. Kjo shkon në një vi me apetitet e saj.

N{ vend të kësaj klasa jonë politike dhe liderët , po jo vetëm këta, qytetaria, inleteligjenca, të gjithë duhet të kthillen dhe zgjohen nga apatia dhe ta tejkalojnë degradimin që ka kapluar proceset e shtetndërtimit dhe zhvillimit social, ekonomik dhe demokratik. Në duhet të vazhdiojmë si deri tash të kondrështiojnë ndryshimin e kufijve të entiteteve të ish Federatës Jugosllave. Duhet të bëhemi akterë i besueshën e jo spekulativ në zabtimin e marrëveshjeve ndërkombpatre dhe të përgjegjshëm në procesin e integrimit euroatlantik. Zgjedhja a probelemeve te pakicave duhet të shihet me zabtimin e standardeve europiane dhe brenda integrimeve euroatlantike. Në atë situatë, kur te dy vede bëhen antare të BE këmbimi i territoreve dhe popullsisë do të dukej apsurd dhe i deplasuar. Edhe vendet qe sot janë antare të BE kanë pasur probeleme me pakicat, por sot, pas integrimit ato nuk i kanë më .

Kufijtë e Kosovës deri me sot janë të garantuar me Kushtetuten e 1974 dhe me Planin e Ahtisaarit, me aktin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjen nga 120 shtete. Sipas mendimit tim kjo është pista që duhet të ndjek Kosova. Tek fuindit Kosova dhe Serbia nuk do të munda të bisedonin për tema kaq të mëdha para se ta njohin njëra tjetrën si shtete, të respektiara reciprokisht me gjithë atë që nënkupton ky akt. Derisa perspektiva e integrimit Euroatlantik është e hapur aty duhet kërkuar zgjidhje për kontestet me Serbinë , jo me ndarje e me këmbim të territoreve. Nëse Serbi nuk e do këtë, le ta marrë rruget e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat