Mehmeti: Haradinaj e Thaçi i falin tokë Serbisë për të shpëtuar nga Specialja

Politika

Mehmeti: Haradinaj e Thaçi i falin tokë Serbisë për të shpëtuar nga Specialja

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 shkurt 2018 Në ora: 00:09
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Nisma e disa deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale është në “dorë” të Qeverisë, mirëpo pas kundërshtimit të ndërkombëtarëve kjo iniciativë si duket do të dështojë.

Mirëpo, pas kësaj iniciative për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, dyshohet se fshihen krerët e shtetit, Haradinaj, Thaçi dhe Veseli, kurse tani pas “dështimit” në media raportohet se ata tashmë janë duke diskutuar për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Sipas raportimeve në media, Haradinaj dhe Thaçi janë duke përgatitur një skenar për ndryshim kufijsh në Ballkan dhe këtë e kanë prezantuar edhe në takimet e tyre bashkë me këshilltarët e Presidentit Donald Trump, por edhe me drejtorin e CIA-së.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se krerët shtetëror janë në gjendje t’i falin tokë Serbisë vetëm që të mos akuzohen nga Gjykata Speciale.

Sipas Mehmetit, duhet një zgjim qytetar për ta ndaluar këtë dyshe.

“Fatkeqësisht, Thaçi dhe Haradinaj jane shndërruar në të keqen e Kosovës. Me veprimet dhe lojërat e tyre Kosova çdo ditë po degradohet, duke humbur edhe territor. Mali i Zi nuk do të jetë i fundit që mori territor, hataja do të ndodh me Serbinë. Besoj se kjo dyshe mund t'i premtojë Serbisë territor dhe favore tjera, që të bie në ujdi që mos të akuzohen nga Gjykata Speciale. Roli i Serbisë mund të jetë përcaktues në fatin e tyre, duke ditur se bashkësia ndërkombëtare i bënë favore Serbisë sa për ta tërhequr nga Rusia. Në këtë sens, Thaçi dhe Haradinaj s’do ndalojnë me kaq, duke i bërë favore Serbisë në dëm të Kosovës. Andaj, duhet një zgjim qytetar për ta ndaluar këtë dyshe, ndryshe rrezikojmë shumë”, pohon Mehmeti për “Bota sot”.

Ideja e Haradinajt dhe Thaçit, sipas raportimeve mediatike, ka pasur përkrahje nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kryetari i partisë shqiptare në Maqedoni (BDI) Ali Ahmeti, si dhe nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat