“Kurrë më poshtë nuk ka qenë niveli i drejtuesve të shtetit se sa është me Thaçin e Ramën”

Politika

“Kurrë më poshtë nuk ka qenë niveli i drejtuesve të shtetit se sa është me Thaçin e Ramën”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 11 shkurt 2018 Në ora: 21:53
Edi Rama dhe Hashim Thaqi

Në media u raportua për një plan te mundshëm të ndarjes së kufijve në Ballkan nga presidenti Thaçi, presidenti Rama, Ali Ahemti, duke përfshirë edhe presidentin Vucic. Madje thuhej se ky skenar ishte paraqitur edhe me këshilltarët e Presidentit Donald Trump mirëpo nuk kishte gjetur përkrahje.

Mirëpo në këtë plan po del te jetë i përshirë edhe presidenti Rama i cili kohet e fundit nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj krerëve shtetëror të Kosovës, madje në një emision televiziv ai i krahasoi këta me lopët.

Lidhur me këtë, analisti politik nga Shqipëria Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Edi Ramës nuk i takon të fusë hundët në punët e Kosovës

Image
Rexhep Shahu

“Edi Rama nuk mund të fusë hundët në punët e çështjet e Kosovës sepse Kosova nuk është jetime, Kosova ka liderët e saj politike, ka institucionet saj, popullin e saj. Kosova nuk ka baba kombi Edi Ramën, nuk e ka udhëheqës shpirtëror Edi Ramën dhe nuk i ka dhënë tager askujt te flasë e të bëjë pazare në emër të saj. Edi Rama mund të shkëmbejë vetën e tij, mund të ikë të shkojë ku të dojë se nuk len mangët asgjë por nuk mendohet të flasë për Kosovën e në emër të Kosovës”, a thënë Shahu. “Kurrë më poshtë nuk ka rënë pazari, kurrë më keq nuk kane qenë shqiptarët sa i përket nivelit të udhëheqjes së tyre, kurrë më poshtë nuk ka qene niveli i drejtuesve të shtetit sa është tani aktualisht në Kosovë e në Shqipëri me Edi Ramën e Hashim Thaçin. Edi Rama për të marre një certifikate nga ndërkombëtarët sikur po ndikon në pajtimin apo zbutjen e konfliktit me Serbinë është gati të shesë çdo gjë pasi ai ka qellim vetëm ta duan ndërkombëtaret dhe pastaj me ndonjë deklaratë sharëse ndaj fqinjëve kujton se ngre bursën e vet patriotike e nacionaliste. Shkurt për shkëmbim territoresh apo për çfarëdo gjëje Kosova ka liderët e vet dhe nuk ka vend që për Kosovën të fusë hundët Edi Rama për asgjë”, ka përfunduar Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat