Lufta brenda llojit, partitë politike të zhytura në krizë

Politika

Lufta brenda llojit, partitë politike të zhytura në krizë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 11 shkurt 2018 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje për  shkak të disa konflikteve brenda anëtarësisë së saj, është ndarë në dy pjesë. Një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të kryesisë është larguar nga Vetëvendosja, duke u grupuar me gjasë tek një parti tjetër. Kriza është paraqitur edhe në PDK-në e Skenderajt dhe në partinë Aleanca Kosova e re. Edhe LDK, mund të mos jetë “imune”, karshi një krize të brendshme. Këto zhvillime brenda partive politike i ka komentuar në një bisedë për gazetën “Bota sot”, publicisti Idriz Zeqiraj.

Në prag të dekadës së parë të pavarësisë së Kosovës, partitë politike, përveç që nuk po gjejnë zgjidhje për çështje shumë me rëndësi për vendin, po futen në një krizë të brendshme. Kështu, Lëvizja Vetëvendosje për  shkak të disa konflikteve brenda anëtarësisë së saj,  është ndarë në dy pjesë. Një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të kryesisë është larguar nga Vetëvendosja, duke u grupuar me gjasë tek një parti tjetër.

Partia Demokratike e Kosovës, duke mos e pranuar “lëkundjen” në vendlindjen e saj, në Skenderaj, në zgjedhjet e fundit lokale nuk pati fare kandidat për kryetar në këtë komunë, duke thënë se mbështesin kandidatin e pavarur, Bekim Jasharin. Por, mospërkrahja ndaj tij, doli në pah vetëm pak muaj më vonë, kur ish kryetari i Skenderajt nga PDK-ja, Sami Lushtaku, shprehi pakënaqësitë ndaj kryetarit aktual. Lushtaku përveç Jasharit, pati konflikte edhe me anëtarë të partisë së tij, madje me deputetin nga e njëjta komunë, Bekim Haxhiu. Disa anëtarë të PDK-së në Skenderaj madje u përjashtuan.

Një krizë duket se ka filluar edhe Aleancën Kosova e Re. Ditë më parë, zyrtari i kësaj partie, Agim Bahtiri u përmend se mund të largohet nga kjo parti. Kjo si shkak i disa mospajtimeve ndërmjet anëtarëve të kësaj partie.

Këto kriza politike duket se po bëjnë që edhe shumë çështjeve të rëndësishme politike të lihen në ‘harresë’.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat