Flasin nga Nisma: A do te ndahen nga koalicioni qeverisës?

Politika

Flasin nga Nisma: A do te ndahen nga koalicioni qeverisës?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 shkurt 2018 Në ora: 13:51
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Anëtari i Nisma socialdemokrate dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Isa Xhemajlaj ka folur për “Bota sot” rreth gjendjes së koalicionit qeverisës, si dhe për kritikat e bëra nga anëtarët e kësaj partie.

Image
Isa Xhemajlaj

Xhemajlaj ka thënë se kur bëhet punët jo mirë i kritikojmë pavarësisht a jemi në opozitë apo në pozitë.

“Nisma socialdemokrate funksionon mbi bazën e parimeve, kur bëhen punë mira i përshëndesim dhe i inkurajojmë dhe po ashtu kur bëhet punët jo mirë i kritikojmë pavarësisht a jemi në opozitë apo në pozitë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ti kryejmë detyrat tona me përgjegjësi me partnerët e koalicionit duke marrë përgjegjësinë për aq sa është fuqia jonë politike”, ka deklaruar Xhemajlaj për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk ka ndonjë arsyeje për të braktisur koalicionin.

“Duke punuar vetëm për interesin e shtetit. Duke ju qëndruar besnik parimeve që kishim edhe sa ishim në opozitë dhe nuk kemi ndërmend me ndryshuar pavarësisht se tani jemi në qeverisje. Tani nuk e kemi ndonjë arsye që ta braktisim koalicionin dhe  ministritë ku qeveris Nisma Socialdemokrate deri tani janë treguar të suksesshme dhe rezultatet janë të dukshme”, ka përfunduar Xhemajlaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat