Tregon Kusari-Lila, për fajin e këtij Ministri Kosova humbi 75 milionë euro

Politika

Tregon Kusari-Lila, për fajin e këtij Ministri Kosova humbi 75 milionë euro

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 9 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Mimoza Kusari Lila

Mbledhja e fundit e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, nuk kaloi pa debat dhe pa replika. Ishte Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani i cili foli për emërtimet e funksionarëve të lartë jashtë standardit të sekretarit të MTI-së në kohën kur atë e kanë udhëhequr ministra të ndryshëm.

Por, deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila e kishte udhëhequr këtë dikaster në kohën e qeverisjes PDK-AKR, në një prononcim për “Bota sot” , thotë se Kosova humbi 75 milionë euro nga Komisioni Evropian nga pakujdesia e ministrit Bajram Hasani.

“Raportimi i ministrit në komisioni është i paparë më herët, së pari është shkelje e detyrave të tij si ministër ,së dyti opinionet e tij politike duhet ti ruaj në kuvend dhe së treti rezultatet e punës në kohën që kam udhëhequr atë dikaster ,janë treguar vetë, rrjedhimisht janë përgatitur kushtet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, gjegjësisht komponentës tregtare. Ndërsa në këtë qeverisje konkretisht në këtë ministri jo që po ka rezultate, por kemi dëmtime serioze të shtetit, duke përfshirë humbjet e mëdha dhe kërcënimi për tërheqjen e 75 milionë eurove nga Komisioni Evropian si rrjedhojë e mungesës së reforma në administratë. Shkeljet që po i benë qeveria dhe ministri është pjesë e pakënaqësisë dhe e parregullsive që po e karakterizojnë këtë qeveri”, ka thënë Kusari Lila.

Tutje, Lila theksoi se mungesa e argumenteve dërgon deri tek ofendimet personale.

Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat