SHBA përmbushi premtimin e saj ndaj Presidentit Rugova, në konferencën e Rambujesë

Politika

SHBA përmbushi premtimin e saj ndaj Presidentit Rugova, në konferencën e Rambujesë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 6 shkurt 2018 Në ora: 21:14
Konferenca e Rambujesë dhe Ibrahim Rugova

“Konferenca e Rambujesë është ngjarja më e rëndësishme në historinë e re të Kosovës. Ajo është vazhdimësi e strategjisë amerikane dhe e faktorit të brendshëm. Gjatë Konferencës së Dejtonit presidenti Rugova u kritikua shumë, por SHBA-të premtuan që atëherë (1995) që do të mbahet një Konferencë e posaçme për Kosovën. Kjo edhe ndodhi”, thotë për “Bota sot”, Adnan Merovci bashkëpunëtor i presidentit Rugova dhe pjesëmarrës në këtë konferencë.

Krahas 28 nëntorit dhe 17 shkurtit, data 6 shkurtit paraqet një ditë të rëndësishme në historinë e re të popullit shqiptar. Para 19 viteve, filloi Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje të Francës.

Punimet e kësaj konference u zhvilluan në dy raunde. Në raundin e dytë delegacioni i Kosovës e nënshkroi tekstin e propozuar nga Grupi i Kontaktit, më 18 mars. Kurse, delegacioni serb kishte nënshkruar një projektmarrëveshje politike që parashihte një vet qeverisje në Kosovë, por që kundërshtonte ndërhyrjen e forcave të NATO-s.

Nënshkrimi i kësaj konferencë nga delegacioni i Kosovës, çoi në fillimin e bombardimeve të NATO-s kundër forcave ushtarake serbe që përfundoi më çlirimin e Kosovës dhe me shpalljen e pavarësisë.

Delagacioni i Kosovës përfaqësohej nga ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Skender Hyseni, nga përfaqësuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla dhe personalitete të tjera intelektuale të kohës.

Por, publicistë dhe njerëz që kanë qenë pjesë në këtë ngjarje historike thonë se presidenti Rugova ishte njeriu kryesor i kësaj marrëveshje nga ana e delegacionit të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat