A do të rikthehet dialogu Kosovë-Serbi?

Politika

A do të rikthehet dialogu Kosovë-Serbi?

Nga: Nesib Hoti Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:38
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Parlamenti Evropian ka kërkuar që Serbia të rrisë bashkëpunimin me Kosovën, përcjellë “Bota sot”.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ditën e djeshme pas një vizitë zyrtare në Serbi, deklaroi se Bashkimi Evropian dëshiron të shohë vazhdimin e dialogut dhe përparimin në fushën e bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë.

Njohësi i rrethanave në vend, Fadil Lepaja, ka komentuar kërkesën e kryetarit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, drejtuar shtetit serb.

Sipas analistit politik, Serbia do të rikthehet ne tavolinën e bisedimeve me Kosovën.

“Gjithsesi, Serbia do të rikthehet në tavolinën e bisedimeve edhe përkundër faktit se forcat antievropiane, atje janë shumë të fuqishme”, tha Lepaja për “Bota sot”.

Ai ka theksuar se përfaqësuesit serb do të bëjnë përpjekje që të përfitojnë sa më shumë për kthimin e tyre në tavolinën e bisedimeve.

“Deklaratat se Serbia është në kreun e axhendës së integrimeve, deri në vitin 2025, janë joshëse për kreun politik serb, por, ata, do të bëjnë përpjekje që të përfitojnë sa më shumë për kthimin e tyre në tavolinën e bisedimeve, dhe të rrisin bashkëpunimin me institucionet kosovare”, ka përfunduar Fadil Lepaja.

Ndërkohë, kryetarja e Parlamentit serb, Maja Gojkoviq, duke komentuar situatën në Kosovë theksoi se krahas palës serbe, edhe pala shqiptare duhet të jetë po aq e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes, sidomos kur është fjala për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat