Specialja/ Presioni ndërkombëtarë zmbrapsi Presidentin Thaçi

Politika

Specialja/ Presioni ndërkombëtarë zmbrapsi Presidentin Thaçi

Nga: Albulenë Muji Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:28
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk duhet dhe as nuk do të shfuqizohet Gjykata Speciale. Këtë deklaratë Thaçi e bërë në një konferencë për media në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 “E theksoj unë kamë opinionet e mija për gjitha zhvillimet por askush mos të kërkon prej meje me marrë pozicion partiak se nuk e marrë atë pozicion. Prandaj është e qartë ketë them edhe me biseda që kam zhvilluar, edhe me liderët politik, kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj se gjykata speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës. Jo opinion i shtetit të Kosovës i prezantuar prej presidentit të Kosovës i bazë të hierarkisë institucionale kushtetuese dhe ligjore“, ka deklaruar Thaçi.

Analisti Faik Krasniqi ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e Presidentit Thaçi për shfuqizimin e  Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që Thaçi tërhiqet nga ideja dhe se kjo mund të ketë nga  presioni i ndërkombëtareve.

“Nuk është hera e parë që Presidenti Thaçi vepron në këtë mënyrë. Njëherë insiston për diçka, e pastaj tërhiqet nga ajo ide. Këto janë metodat e tij manovruese. Siç duket presioni i ndërkombëtareve dhe njëfarë izolimi i lehte atij, ka bërë që të ndryshoj mendim rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Po ashtu, ai i ka thënë se gjërat do të shkonin shumë më mbarë nëse Bashkësia Ndërkombëtare do ta izolonte klasën politike.

“Sikur Bashkësia Ndërkombëtare ta izolonte komplet këtë klase politike, jam mese i bindur që gjërat do të na shkonin shumë më mbarë. Por as ndërkombëtaret nuk po tregojnë seriozitet rreth ndërtimit të një shteti serioz dhe ligjor, dhe për këtë dështim padyshim që edhe ata mbajnë përgjegjësi”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat