“Haradinaj e do postin e kryeministrit, dëshiron të shfajësohet për Demarkacionin”

Politika

“Haradinaj e do postin e kryeministrit, dëshiron të shfajësohet për Demarkacionin”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 29 janar 2018 Në ora: 22:06
Ramush Haradinaj

Protesta të shumta u mbajtën dhe u hodh gaz lotsjellës nga opozita në Kuvendin e Kosovës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, në legjislativin e kaluar.

Pjesë e kësaj opozite që kundërshtoi këtë marrëveshje, ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, që në atë kohë ishte deputet i AAK-së.

Por, tani në postin që ka, ai ka thënë se Qeveria, të cilën e udhëheq ai nuk ka çfarë të bëjë më tepër me këtë çështje dhe se duhet të merret Kuvendi, që duhet ta dërgojë në seancë plenare për votim.

Për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit, analisti politik Rexhep Shahu, thotë se kryeministri po ndërron fjalët pasi e do postin që ka dhe dëshiron që të shfajësohet krahas Kuvendit.

Image
Rexhep Shahu

“Sa i përket mendimit të Haradinajt, njëherë ashtu e njëherë kështu, besoj se ai është i kushtëzuar me postin e tij, ai e do atë post por është në dyzim, e megjithatë sërish postin e do më shumë. Ai do që të lajë duart dhe të justifikohet nesër se unë nuk kisha faj pasi Kuvendi e miratoi, e bëri dhe qeveria nuk del mbi Kuvendin”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, qeveria aktuale nuk është e fortë dhe varet nga PDK.

“Aktualisht në Kosovë nuk kemi qeveri të fortë për shkak se është qeveri e kushtëzuar nga numrat e paktë të saj, është qeveri që varet nga PDK dhe humori i PDK”, ka deklaruar Shahu për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, ende nuk dihet se kur kryesia do ta dërgojë në seancë këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat