Cilat janë masat që mund të merren ndaj përkrahëseve për shfuqizimin e Speciales?

Politika

Cilat janë masat që mund të merren ndaj përkrahëseve për shfuqizimin e Speciales?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 26 janar 2018 Në ora: 07:16
Selia e Gjykates Speciale

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie ditë më parë kishte thënë se personat që përkrahin shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do të përballën me pasoja të rënda. Preve ambasadorit Delawie, ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, që kishte deklaruar se kjo është një çështje e cila mund ta rrezikojë Kosovën, dhe ta izolojë atë.

Mirëpo se për çfarë masa mund të merren ndaj atyre ende nuk dihet. Deri më tani, tashmë dihet që SHBA-të i refuzuan vizën kryeministrit Haradinaj, dhe në media së fundi u raportua se të gjithë deputetët që përkrahën shfuqizimin e Speciales janë në listë të zezë për viza. Por a mund ta kenë fatin e Haradinajt edhe liderët dhe zyrtarët tjerë të Kosovës? Njohësit e çështjeve politike thonë se ndëshkimi i pret të gjithë ata që përkrahin nismën për Specialen.

Image
Skender Zogaj

Shfuqizimi i Speciales, tradhti ndaj miqve ndërkombëtarë

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj ka thënë për “Bota sot”, se shfuqizimi i Gjykatës do të jetë një njollë e madhe që do të qëndrojë si tradhti e Kosovës ndaj aleatëve, që kanë meritën kryesore për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ambasadori amerikan në Prishtinë, Delawie e ka thënë decidivisht se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të jetë me pasoja të mëdha për vendin, e kjo nënkupton se akterët kryesorë do të jenë iniciatorët dhe përkrahësit e tyre, që do të thotë se, do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë refuzuar veprimin e drejtësisë! Sa i përket ndëshkimit të individëve nuk ka shumë rëndësi, por e keqja është që shfuqizimi i Gjykatës do të jetë një njollë e madhe që do të qëndrojë si tradhti e Kosovës ndaj aleatëve që kanë meritën kryesore për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, klasa politike nuk është dashur të lejojë që situata politike të vije deri këtu.

“Kjo kushton shtrenjtë edhe për faktin se vërteton tezën e shpifur të Serbisë për shqiptarët që janë popull primitiv, me të cilët nuk mund të krijohen aleanca miqësie dhe partneriteti të civilizuar, sepse janë mosmirënjohës! Kjo nuk është e vërtetë prandaj, klasa politike dhe shtetërore e Kosovës nuk është dashur të lejojë që situata të vie deri këtu”, është shprehur Zogaj.

Image
Faton Mehmeti

Ndëshkimet e para veçse kanë filluar

Kurse, analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot” ka thënë se shfuqizimi i Speciales, mund të qojë deri në ngrirje të fondeve të Kosovës.

“Besoj se ka shume mënyra dhe forma me te cilët SHBA do i ndëshkoj liderët tanë, nëse shfuqizohet ligji për gjykatën speciale. Tashme masa e pare është dhënë me refuzimin e vizës ndaj kryeministrit Haradinaj, fat i njëjtë mund t'i ndodh edhe Thaçit dhe Veselit”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka treguar edhe masat që mund të merren ndaj përkrahësve të shfuqizimit të Speciales.

“Masat tjera mund te jene humbja e mbështetjes qe ka ndikim tek populli ynë shumë, si populli me pro amerikan ne botë. Pastaj izolimi nga forumet dhe samitet e ndryshme, ndërprerja e fondeve për Kosovën si dhe hetimi për pasuri jashtë shtetit. Kjo e fundit nëse vërtetohet mund të rezultojë me ngrirje te pasurive etj. Në këtë sens nuk besoj se do te ndodh shfuqizimi, pasi askush ska kaçikë te shtyhet me SHBA”, ka deklaruar Mehmeti.

Image
Islam Krasniqi

Klasa politike të jetë më e përgjegjshme

E në anën tjetër analisti politik Islam Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se përfaqësuesit politikë duhet të jenë më të ndërgjegjshëm ndaj shteteve mike siç janë SHBA-të ,Britania e Madhe e disa të tjera të cilat kanë kontribuar shumë së bashku në për ndërtimin e shtetit dhe jo për interesa personale apo klanore ti acarojnë raportet me ta.

“Puna e Gjykatës Speciale është punë e kryer, mirëpo liderët tanë këto protesta I bëjnë si shenjë pa kënaqësie ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila ka lidhur shumë procese në favor të shtetit tonë më aprovimin e Dhomave të Posaçme, ku premtimet e tyre mbetën vetëm premtime gjersa Gjykata u themelua. Nuk besoj se do të rrezikohet apo preken krerët e shtetit siç janë Presidenti Thaçi dhe Veseli, të paktën në këtë kohë, pavarësisht asaj se qka thojn apo mendojnë të tjerët, duke e ditur së bashkësisë ndërkombëtarë fare pak i intereson drejtësia në Ballkan, e që mund të veproj edhe ajo siç ka vepruar EULEXI apo UNMIKU, ku është blerë drejtësia. Përfaqësuesit politik duhet të jenë pak ma të ndërgjegjshëm ndaj shtatëve mike siç janë SHBA-të Britania e Madhe e disa të tjera të cilat kanë kontribuar shumë së bashku me në për ndërtimin e shtetit tone dhe jo për interesa personale apo klanore ti acaroin raportet me ta”, ka deklaruar ai.

“Klasa politike duhet të pajtohet më ata që e kanë sjellur vetë më dëshirë apo nga pakujdesia e tyre dhe të jenë më të kujdesshëm herave tjera, sepse po dhanë gjithçka për asgjë, ku si pasoj e moskujdesit të tyre, si pasoj e mungesës së ndërgjegjies, transparencës e kanë lanë vendin në errësirë, të izoluar nga të gjitha anët gjersa vetën e tyre po pajisen më pasaportat nga shteti Shqiptar” ka përfunduar, analisti politik, Islam Krasniqi.

Mbledhja e kryesisë se Kuvendit për të quar çështjen e Gjykatës Speciale në Kuvend, dy herë radhazi dështoi, si pasojë e mungesës së Kuorumit, ndërsa në mbledhjen e fundit të saj dërgoi atë në Qeveri, edhe pse kjo u kundërshtua ashpër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat