Kelmendi flet për marrëveshjen e re për Demarkacionin, tregon ku duhet të bëhen përmirësimet

Politika

Kelmendi flet për marrëveshjen e re për Demarkacionin, tregon ku duhet të bëhen përmirësimet

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 24 janar 2018 Në ora: 21:57
Muhamet Kelmendi

Analisti Muhamet Kelmendi ka folur deklaratës së deputetit të Alternativës, Ilir Deda i cili ka thënë se ka biseduar me anëtarë të Qeverisë së Kosovës, për një marrëveshje të re për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se është në në interes të funksionimit të pushtetit që të ketë marrëveshje paraprake midis pozitës dhe opozitës.

“Në kuadër të të ashtuquajturave temave të mëdha është demokratike dhe në interes të funksionimit të pushtetit që të ketë marrëveshje paraprake midis pozitës dhe opozitës”, ka deklaruar Kelmendi.

Po ashtu, ai ka theksuar se kjo varet se nga çka arrihet marrëveshja dhe se nga vullneti i palëve në bisedime.

“A do te arrihet kjo varet? 1. Nga ajo se çka do të arrihet me marrëveshje dhe 2. Nga vullneti i palëve në bisedime. E kemi marrëveshjen e nënshkruar dhe natyrisht se është edhe raporti mbi vijën e re të kufirit të tërhequr në kundërshtim me synimet. Marrëveshja duhet të bëhet në dy baza të kufirit”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se kërkohen korrigjime në vijën kufitare nga Qakorri në Kuqisht dhe në vijën kufitare tek Kulla e Zhlebit.

“Se pari, në vijën kufitare të re të tërhequr nga Qakorri në Kuqisht dhe, se dyti, vija kufitare te Kulla e Zhlebit. Këtu kërkohet të behën korrigjime në marrëveshjen e nënshkruar dhe të arrihen bashkëpunimi. Në këtë bazë ka mundësi për marrëveshje”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat