Mesazhi i Ambasadorit Delawie për të mirën e Kosovës

Politika

Mesazhi i Ambasadorit Delawie për të mirën e Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 janar 2018 Në ora: 20:06
Greg Delawie

”Iu bëjë ftesë të gjithë udhëheqësve të rijnë të Kosovës pa marrë parasysh a janë në Qeveri, a janë ministra, deputet të Kuvendit që t’i vënë interesat të shtetit të tyre para të gjitha të tjerëve. Nuk ka kohë për të humbur, Bota po ecë përpara , Evropa po ecë përpara, edhe Kosova duhet që të ecë përpara.”, kështu kishte deklaruar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie , në takimin e parë me Ramush Haradinajt, në postin e ri të kryeministrit.

Kjo thirrje e një vendi mik si duket nuk u dëgjua as nga Ramushi dhe as nga të tjerët, derisa Kosova po pëson çdo ditë e më shumë nga klasa politike e papërgjegjshme. Siç duket ambasadori amerikan e kishte nuhatur qëllimin e kësaj qeverie për të zhvatur vendin, për të bërë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e individëve. Vetëm pak muaj pas kësaj deklarate, Ramushi me Hashimin dhe Kadriun ndërmorën nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Sidomos Hashimi me ndjenjën e “të prerit në besë” ndërseu deputetët e PDK-së dhe koalicionit qeverisë, për t’i ngulur thikën pas shpine SHBA.

Menjëherë u aktivizua ambasadori Delawie dhe me presionin e tij arriti të frenoj një gjë të tillë, derisa ditën e hënë Kuvendi procedoj këtë nismë duke e dërguar në Qeveri. E tërë kjo po ndodh sepse Thaçi po e ndjen se do të jetë i akuzuar! Derisa nuk i kishte këto informacione nuk beri zë, bile ishte ai që insistonte me çdo kusht që të miratohej ky ligj.

Derisa SHBA dhe BE po dëshirojnë shtet normal, ku funksion ligji dhe drejtësia, Thaçi me oligarkët dhe servilët e tij po duan shtet-anarki, sepse vetëm në anarki mund të mbijetojnë ata që i kanë duart me gjak.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat