“Vrasja e Ivanoviqit, e njëjtë me rastin ‘Panda’”

Politika

“Vrasja e Ivanoviqit, e njëjtë me rastin ‘Panda’”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 janar 2018 Në ora: 22:14
Lokali ku ndodhi vrasja ne rastin "Panda"

Ne mëngjesin e ditës së sotme është vrarë lideri i Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq,  dhe deri më tani nuk ka të arrestuar. Por, kjo vrasje mund të ndikojë në destabilizimin e vendit, për më tepër ky rast po krahasohet me vrasjen e  6 të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, ku ishte një ndër pikë nisje për luftën në Kosovë.  

Analisti Leon Duhanaj për “Bota sot”  ka thënë se vrasja e Ivanoviqit mund të shfrytëzohet për luftë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Image
Leon Duhanaj

“Vrasja e z. Oliver Ivanovic, në radhë të parë, nga këndvështrimi human është makabër.  Së dyti, duke qenë koshient më situatën në të cilën po kalojmë si Kosovë, mund të shfrytëzohet për luftë ndaj shtetësisë së Kosovës. Çdo vrasje është në radhë të parë akt kriminal dhe i dhimbshëm dhe që ngërthen në vete probleme dhe dyshime. Këtu shtrohet pyetja? Kush mund ta ketë vrarë? Apo kush ka gisht, kush është urdhërdhënës? Kujt do t'i shërbente një vrasje e tillë?”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, ai këtë vrasje e ka krahasuar me vrasjen e rastit “Panda”, e cila sipas tij, kjo vrasje do të shërbente kauzës serbe për shantazh ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Në momentin ne parë, mendja shkon në ndonjë vrasje konspirative e tipit "Panda".  E cila mund t'i shërbente kauzës serbe për shantazh ndaj shtetësisë së Kosovës. Edhe politika kosovare, duke qenë se po merret me luftën për pushtet, dhe gjërë që nuk i shërbejnë të ardhmes së vendit. Kjo ka rrezik që të çojë në eskalim  të situatës, e cila edhe ashtu është e brishtë”, ka deklaruar Duhanaj.

Për më tepër, ai ka shtuar  se kjo vrasje mund të jetë punë e shërbimeve antishqiptare më qëllim të destabilizimi të vendit dhe ka apeluar qe të gjithë të kontribuojë për zbardhjen e këtij rasti.

“Politika Kosovare, po i bën favore të vazhdueshme Serbisë, me punën apo mospunën që  duke e vënë shtetësinë e Kosovës në pikëpyetje. Në këtë kontekst, ka shumë gjasa, madje për mendimin tim janë të mëdha  që ky rast, kriminal të jetë punë e shërbimeve antishqiptare më qëllim të destabilizimi të vendit.

Në këtë kontekst, do  të apeloja që secili të kontribuojë për zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që vrasja të adresohet sa  më parë. Po ashtu, do t'u sygjeroja kosovarëve  që kolektivisht ta dënojnë vrasjen dhe mos të bien preh manipulimeve”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat