Akti i vrasjes së Ivanoviq, rrezikon përshkallëzimin e situatës në vend

Politika

Akti i vrasjes së Ivanoviq, rrezikon përshkallëzimin e situatës në vend

Nga Më 16 janar 2018 Në ora: 18:13
Ilustrim

Lideri i iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përcjell “Bota sot”.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani tregon se a do të ndikoj në marrëdhëniet ndërkombëtare, atentati që la të vdekur politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Ramadani tha për “Bota sot” se vrasja e liderëve politikë nga komuniteti pakicë, assesi se nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët.

Image
Adlum Ramadani

“Vrasja e liderëve politikë nga komuniteti pakicë assesi se nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët, por, e njëjta mund të zbeh imazhin para syve të botës, për faktin se, kjo vrasje, motivet e së cilës ende janë të paqarta, në diplomacinë publike, si pasojë e mos njohjes së rrethanave nga jashtë, mund të konsiderohet si punë e bërë nga vet kosovarët, çdoherë duke marrë për bazë të kaluarën e shtetit tonë në raport me komunitetin serb dhe e njëjta mund të përkeqësoj raportet e fqinjësisë dhe bashkëpunimit, siç u dëshmua sot nga ekipa negociuese serbe”, tha Ramadani.

Ramadani gjithashtu thotë se akti i vrasjes së një lideri politik, rrezikon përshkallëzimin e situatës në vend drejt trazirave të mundshme.

“Akti i vrasjes së një lideri politikë, njëherazi rrezikon përshkallëzimin e situatës në vend drejt trazirave të mundshme, kur kemi parasysh faktin që në pjesën veriore ende ka grupe nacionaliste, të cilat vazhdimisht tentojnë të ndikojnë dhe të destabilizojnë atë pjesë”, përfundoi Adlum Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat