Qeveria do të bie në mars

Politika

Qeveria do të bie në mars

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 janar 2018 Në ora: 19:44
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Disa lindje janë të destinuara mos të kenë jetë të gjatë, dhe si të tilla ato asnjëherë nuk janë frytdhënëse, shpesh edhe problematike. E tillë mund të konsiderohet qeveria e tanishme e Kosovë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Për mënyrën e formimit të  dhe brishtësinë e saj, askush nuk besonte se kjo qeveri do të përfundonte mandatin e saj të plotë, disa edhe prognozonin që me përfundimin e dimrit do të bie edhe qeveria.

Këta të fundit  kishin të drejtë për shumë arsye. Qeveri që mbahet me një votë edhe atë nga serbet, duke pasur përballë një opozitë të fortë nuk arriti asnjëherë të dëshmohet e dobishme për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Për më tepër kjo qeveri e formuar kryesisht nga komandantët e UÇK-së dhe Lista Srpska, nuk vuri interesat e qytetarëve si prioritet, por tentativën për të  shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Me këtë tentuan ta ruanin shpinën e tyre, të rrezikuar nga fillimi i punës i Gjykatës Speciale. Në veçanti kryeministri Haradinaj me gjuhën e tija arrogante vetëm sa ka thelluar mosbesimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Në vend se të ndodhte e kundërta, Ramushi arriti të ofendoi mësimdhënësit, gazetarët,  perëndimin etj. Si duket Ramushin e ka zënë halli i madh i dështimeve të një pas njëshme. Qeveria e tij e formuar nga njerëz më të kaluar kriminale, me mbi 80 zv. ministra dhe me luskin e shfrenuar po varfëron gjithnjë e më shumë xhepin e qytetarit të vendit, duke shtuar kështu edhe skepticizmin për punë të dobishme nga kjo qeveri.

Loja e tij me demarkacionin, duke e proceduar për miratim me “ ndryshime” dhe pastaj anëtarët e partisë së tij u deklaruan kundër, përbën një lojë të pastër të tij. Loja e tij e rrezikshme për shfuqizim të Gjykatës Speciale, solli edhe reagimin e SHBA-së me refuzimin e vizës për të vizituar SHBA. Kjo përbën aktin më të rënd që shteti mik i Kosovës mund të ia bëj ndonjë politikani, e që për pasojë ka acarimin e raporteve me SHBA.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat