Gjykata Speciale, shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjes së Tahir Zemajt

Politika

Gjykata Speciale, shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjes së Tahir Zemajt

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 5 janar 2018 Në ora: 20:07
Atentati ndaj Zemajve

Mallkimi i janarit për shqiptarët vazhdoi edhe në vitin 2003. Pas festave të fundvitit, të gjithë uronin për një vit të mbare dhe të suksesshëm. Sigurisht se buzëqeshja nuk mungonte në fytyrat e popullit të stërlodhur shqiptar të Kosovës, e të cilët kishin pritur shekuj për të qenë të lirë.

Por, buzëqeshja shpejt u tret në fytyrat e popullit, vetëm pas katër ditësh të ndërrimit të vitit, pikërisht me 4 janar 2003 u vra kolonel Tahir Zemaj.

I spikatur në luftën çlirimtare si njëri ndër ushtarakët më të zot, Tahir Zemaj shpejt u kthyer në shënjestër të bashkëpunëtorëve të Serbisë, të instaluar brenda radhëve të UÇK-së.

Si të gjithë ata që ishin nën shënjestër të grupeve marksisto-lenisiste brenda UÇK-së, e të cilët e urrenin me shpirt presidentin Rugova, rrjedhimisht ata që e mbështesnin dhe e njihnin presidentin Rugova si komandant të forcave të armatosura, ishin nën shënjestër për t’u vrarë.

Ndonëse Tahir Zemaj arriti të shpëtonte në luftë,  këto grupe arritën që të kurdisin atentat ndaj tij, ku përveç Tahirit mbeti i vrarë  djali i tij dhe një kushëri. Sigurisht se vrasjes së tij iu është gëzuar edhe Serbia, të cilës Tahiri i shkaktoi ndër disfatat më turpërurese në betejën e Loxhës, aty ku u tregua shkathtësi e Tahir Zemajt dhe grupit të tij ushtarak. 

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat