Kuçi: Mesazhet e Shteteve të Quintit ishin të qarta për Gjykatën Speciale

Politika

Kuçi: Mesazhet e Shteteve të Quintit ishin të qarta për Gjykatën Speciale

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 janar 2018 Në ora: 22:25
Gjykata Speciale

Pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për  tentativën për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale kanë reaguar edhe  Shtetet e Quintit. Në këtë deklaratë për media kanë kërkuar nga udhëheqësit të partive, por edhe nga  deputet që të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.

“Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo ri-negocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në deklaratën për media.

Ndërsa, politologu Gurakuç Kuçi ka thënë për “Bota sot” se edhe nëse merret një iniciativë  e tillë nuk do t`i ketë votat e nevojshme dhe se një gjë e tillë do ta dëmtonte rëndë interesat e vendit.

Image
Gurakuç Kuçi

“Të paktën edhe një tentim për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale do të ndërmerret, por megjithatë nuk do të kaloj sepse një iniciativë e tillë nuk i ka votat e nevojshme ashtu si nismëtarët e saj janë tejet të dyshimtë për qëllimet e iniciativës së tyre, vetëm se do jetë edhe një tentim për të arsyetuar peticionin. Sidoqoftë, iniciativa e tillë do dëmtonte rëndë interesat e Kosovës po të kalonte për hir të një grupi të ngushtë njerëzish”, ka potencuar Kuçi për “Bota sot”.

Ndërsa, për reagimin e shteteve të Quintit, Kuçi ka thënë se ishin të qarta dhe se pushtetarët po manipulojnë duke thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka reagime.

“Reagimet e vendeve të Quintit ishin të qarta, jo shfuqizim i Gjykatës Speciale ose pasojat janë të rënda. Fatkeqësisht iniciatorët nuk janë duke vepruar për interesat shtetërore por personale dhe pasojat nga shfuqizimi i ligjit do i vuajnë qytetarët dhe jo pushtetarët. Deklarata e vendeve të Quintit vërtetoj fuqishëm se pushtetarët tanë duke filluar nga presidenti po manipulojnë duke thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka reagime. BE-ja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe vetëm po ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të kaloj nga faza e stabiliokracisë dhe demokracisë formale, në demokraci reale dhe në zhdukjen e oligarkisë”, ka deklaruar ai.

Për më tepër, Kuçi ka shtuar se qytetarët duhet të jenë karshi të vendeve të Quintit.

“Por Kosova po përjeton këtë në një formë më ndryshe se vendet fqinjë pasi vetë u tregua e kapur që të realizoj procese të tilla. Dhe kjo po e prek direkt klasën politike e cila pasi nuk arriti të përfitoj amnisti për vete po dëshiron ta shfuqizoj. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë karshi vendeve të Quintit dhe nuk kanë pse frikësohen nga deklaratat e pabaza të njerëzve që po mundohen ta ndalojnë shkapjen e shtetit të Kosovës nga oligarkia funksionale”, ka përfunduar Kuçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat