Serbia u ka borxh 2 miliardë euro pensionistëve të Kosovës, institucionet të mos heshtin

Politika

Serbia u ka borxh 2 miliardë euro pensionistëve të Kosovës, institucionet të mos heshtin

Nga: Diana Bunjaku Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 13:14
Avokati i Popullit Hilmi Jashari, gjatë intervistës me gazetaren e "Bota sot", Diana Bunjaku

Bota sot: Z. Jashari çfarë  thotë raporti i fund vitit për gjendjen ne fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut?

Hilmi Jashari: Në fakt para ca ditësh ne patëm Raportin për vitin 2016,  i cili u diskutua në Kuvendin e Kosovës. Ky është një raport i cili dorëzohet mbi bazën e ligjit çdo 31 mars të çdo viti. Ne kishim përmbushur këtë detyrim, mirëpo por për shkak të zgjedhjeve kjo arriti të diskutohet vetëm javën e kaluar nga ana e Kuvendit. Po ashtu patëm privilegje që të jemi në seancë plenare të Kuvendit për ti diskutuar dhe për ti dëgjuar të gjithë deputetët  të gjithë veç e veç. Raporti si i tillë është vlerësuar jashtëzakonisht të mirë, nga të gjithë deputetet, megjithëse përmban një përshkrim shumë të mirë, të gjendjes të të drejtave e njeriut në Kosovë, në kuptimin e sistemimimit  të të gjitha të drejtave, edhe të metodologjisë që  është përdorur ky raport. Në anën tjetër gjithashtu kemi pasur një punë të suksesshme, e cila vlerësohet me një rritje prej 2 qind për qind, në rekomandime për autoritetet publike, dhe 1 qind për qind në hetimet të rasteve, sipas  mandatit eksofis përkatës detyrës zyrtare dhe përbën një rritje shumë të madhe në krahasim me periudhën e një viti paraprak. Po ashtu, në anën tjetër është konstatuar gjithashtu dhe u përkrahen të gjitha këto vlerësimet nga ana e avokatit të popullit,  por tani është në duart e Kuvendit për të vendosur pastaj dhe për të vendosur dhe për të mbikëqyr Qeverisë sa i përket rekomandimet dhe zbatimit sa i kemi dhënë në me rekomandime konkret.

Bota sot: Dhe si e shihni ju lirinë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, kur ne jemi një shoqëri me tranzicion të zgjatur dhe me një demokraci të brishtë, ku sipas të gjitha organizmave relevante Evropiane dhe Amerikane është vlerësim i ngecjes në fushën e së drejtës dhe sundimit te ligjit?

Hilmi Jashari: Kjo është edhe gjetja jonë, por përgjithësisht ka pasur probleme në llogaridhënie dhe në transparencë të vendimmarrjeve të autoriteteve publike, me të cilën janë afektu të drejtat e qytetarëve. Kjo përben njërën prej mangësive kryesore në sistem. Në anën tjetër kemi probleme sistematike në tri fushat e pushtetit, në legjislativ, dhe kemi parë që ka probleme shumë të mëdha sa i përket ligjeve dhe kualiteteve të ligjeve, ka kolizion të drejtpërdrejt të dispozitave  të ndryshme mbi  ligjin në ligjin tjetër. 

(Intervistën ie plotë mund ta lexoni në numrin ekskluziv të gazetës “Bota sot”, nga e premtja në Kosovë dhe nga e shtuna në Diasporë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat