Thaçi po i rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar

Politika

Thaçi po i rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 dhjetor 2017 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi

“Presidenti nuk ka arritë definitivisht të shndërrohet në figure uniteti. Tani edhe ka filluar të na i rrezikoj marrëdhëniet me miqtë e dëshmuar ndërkombëtar. Për ketë, edhe nëse ai nuk jep dorëheqje, populli dhe strukturat politike duhet ta nxjerrin nga ajo zyre”, thotë për “Bota sot”, anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të premten e kaluar tregoi se presidenti i vendit e ka humbur legjitimitetin për të ndenjur në krye të këtij pozicioni, thonë analistë politik dhe përfaqësues të opozitës.

Sipas tyre, i pari i shtetit qëndron prapa iniciativës për anulimin e kësaj gjykatë, pasi që ai ka frik se mund të jetë vet subjekt i speciales.

Ata thonë se ky veprim i presidentit rrezikon edhe marrëdhëniet me Bashkësinë Ndërkombëtare, dhe për këtë ai duhet të dorëhiqet.

 “Presidenti nuk ka arritë definitivisht të shndërrohet në figure uniteti. Tani edhe ka filluar të na i rrezikoj marrëdhëniet me miqtë e dëshmuar ndërkombëtar. Për ketë, edhe nëse ai nuk jep dorëheqje, populli dhe strukturat politike duhet ta nxjerrin nga ajo zyre”, thotë për “Bota sot”, anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat