Misioni i pamundur i “trinomit fatkeq” Thaçi, Haradinaj, Veseli

Politika

Misioni i pamundur i “trinomit fatkeq” Thaçi, Haradinaj, Veseli

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 26 dhjetor 2017 Në ora: 19:30
Hetimi i vrasjeve politike çoi në kërkesën për shfuqizimin e Speciales

“Mendoj se tentativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe ideja e rrezikshme e dalë nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ky njeri sa herë që i është rrezikuar lëkura e tij, gjithmonë e ka vënë Kosovën në shërbim të lëkurës së tij, për ta mbrojtur lëkurën e tij. Edhe kësaj radhe, disa të paditur, disa të pamoralshëm deputetë dhe i mashtrojnë dhe e bëjnë një iniciativë bizare në dëm të Kosovës për ta shfuqizuar. Fillimisht Gjykata Speciale në aspektin juridik dihet si mund të shfuqizohet”, ka deklaruar Jeton Kelmendi.

Ligji prej 50 faqesh mbi Dhomat Speciale dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar, ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në gusht të 2015. Pas dy viteve, krerët e shtetit kanë marrë iniciativë për shfuqizimin e këtij ligji.

Janë 43 deputetë të cilët të premten e kaluar kanë dhënë nënshkrimet e tyre për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre.

Gjykata Speciale do të adresojë akuzat se luftëtarët e UÇK-së janë përfshirë në vrasje, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe persekutim të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besoheshin se ishin bashkëpunëtorë me regjimin serb apo kundërshtarët politikë të udhëheqjes së UÇK-së gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1998-1999.

Kjo nismë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, sipas analistëve politikë ka të bëjë edhe me frikën nga hetimi dhe zbardhja e vrasjeve politike.

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka thënë për gazetën “Bota sot” se frikë nga Gjykata Speciale kanë të gjithë ata që i kanë duart e përgjakura.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat