“Atë që ka bërë Gruevski në Maqedoni, po mundohen ta bëjnë edhe në Kosovë”

Politika

“Atë që ka bërë Gruevski në Maqedoni, po mundohen ta bëjnë edhe në Kosovë”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 26 dhjetor 2017 Në ora: 16:05
Haki Abazi

Mbi 60 ish drejtues ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të akuzohen nga Zyra e Prokurorit të specializuar në Hagë.

Në mes ë tyre janë përmendur emra, si Sokol Dobruna, Shukri Buja, Azem Syla e Daut Haradinaj, sipas shkrimeve që janë publikuar nga Insajderi.

Sipas këtyre burimeve të këtij mediumi, thuhet se nën hetime për krime të rënda janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por që nuk pritet të kenë aktakuza në valën e parë.

Ndërsa që të premten që lamë pas, në Kuvend u tentua të futej vendimi, përmes së cilit shfuqizohej ligji për Gjykatën Speciale.

Lidhur me gjithë këtë, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ligji nuk mund të shfuqizohet, pavarësisht se kush gjendet në listën e të akuzuarve nga kjo Gjykatë.

Ai po ashtu thotë se po mundohen ta destabilizojnë Kosovën, ashtu si Gruevski në Maqedoni.

“Pavarësisht kush është në listë ky ligj është shumë vonë të shfuqizohet dhe në asnjë mënyrë nuk e ndikon procesin e veprimit. Kjo që po e bëjnë janë masa rënduese dhe sigurisht që do të bëjë edhe më të rëndë mbrojtjen e të akuzuarve. Në anën tjetër besoj shumica absolute e qytetarëve janë për drejtësi dhe ballafaqim me drejtësinë. Qytetarët nuk lejojnë që Kosova dhe fati i tyre të mbahet peng nga ankthi. Ajo që ka bërë Gruevski në Maqedoni duke tentuar të destabilizojë Maqedoninë nëpërmjet konfliktit ndëretnik, të njëjtën po mundohen ta bëjnë këta por ajo gjë nuk është e mundur”, ka deklaruar Abazi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat