Vetëvendosje ndërmjet ndarjes dhe reformave

Politika

Vetëvendosje ndërmjet ndarjes dhe reformave

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 dhjetor 2017 Në ora: 20:33
Mbledhja e Këshillit të Përgjithëshëm të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje, ka konfirmuar zyrtarisht se Albin Kurti do të garojë për kryetar të këtij subjekti politik. Zhvillimet e fundit kanë lënë të nënkuptohet se kjo parti rrezikon të ndahet në dy grupe pas kandidimit zyrtar të Albin Kurtit, meqë grupi i Dardan Molliqajt kundërshton një gjë të tillë.

Kandidatura e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është shpallur edhe publikisht.

Në një letër e cila qarkullon në media, Kurti nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan, ka autorizuar deputetët Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli që t’i mbledhin nënshkrimet në emër të tij.

Kjo gjë, sipas Kurtit, për shkak se ai për momentin ndodhet padrejtësisht në burg.

Gjersa, anëtarët e Vetëvendosjes kanë nisur mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, që pastaj duhet të verifikohen, kryesuesi i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm i kësaj partie, ka treguar për “Bota sot” hapat tjerë që duhet të ndërmerren pas kandidimit të Kurtit.

Kryesuesi i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm në Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë për “Bota sot” se deri më tani nuk ka kandidatura tjera për kryetar.

“Tani që është dorëzuar dhe miratuar nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm deklarata e kandidimit te deputetit Albin Kurti, bashkë me dokumentacionin shoqërues.  Hapi i radhës, sipas Statutit dhe rregullorëve në fuqi, është grumbullimi i së paku 1/5 se nënshkrimeve nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, ose 5% e anëtarësisë, për ta zyrtarizuar kandidaturën. Deri tash nuk ka kandidatura të tjera”, ka pohuar Rrustemi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat