Mustafa: Aleanca do të dështojë edhe për demarkacionin siç dështoi në Istog

Politika

Mustafa: Aleanca do të dështojë edhe për demarkacionin siç dështoi në Istog

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:44
Konferenca e LDK-së

Pas numërimit të votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta LDK ka ftuar në një konferencë për media me ç’rast ishte vet kryetari i partisë Isa Mustafa që shpalli fitoren e kandidatit të LDK-së për Istogun Haki Rugova.

Mustafa tha se LDK-ja në zgjedhjet lokale ka dal si parti e parë qoftë me vota për kryetar të komunave dhe me asamblistë.

 Mustafa tha se sërish janë verifikuar si e para në Kosovë dhe këtë rezultat ia adresojnë qytetarëve të Istogut dhe të Kosovës.

 Kreu  i LDK-së tha se LDK në Istog ka arritur t;i mund të gjitha subjektet politike bashkë sepse nuk kanë garuar vetëm me AAK-në por edhe me PDK-në, Nismën dhe Vetëvendosje.

Mustafa tha se të gjitha këto parti siq kanë dështuar në Istog do të dështojnë edhe në projektet e tyre që ai i quajti të rreme.

 Mustafa: AAK do të dështojë edhe në kauzat e rrejshme siq dështoi në Istog?

“Qysh në votimin e parë është parë qartë se kandidati ynë ka qenë i pari por ashtu siç dështoi Aleanca dhe aleatët e AAK-së në këto zgjedhje në Istog mendoj se do të dështojnë edhe në projektet tjera e rreme të tyre siç është demarkacioni,   kauza politike artificiale që kanë krijuar në Kosovë dhe do të dorëzohen një nga një ashtu siç u  dorëzuan sot në Istog do të dorëzohen edhe  tek kauzat tjera politike që janë të paqëndrueshme. Sepse ne si LDK jemi treguar parti e qëndrueshme, parti serioze,  parti e cila e din që ka do për Kosovën për qytetarët dhe për të ardhmen e Kosovës”, tha Mustafa.

 Kryetari i partisë këshilloi kryetarin Rugova që të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Istogut e jo vetëm i votuesve të LDK-së.

 Ndërsa Haki Rugova duke shpreh keqardhjen që qytetarët e Istogut janë detyruar të votojnë tri herë tha se në Istog ka qenë një “tip lufte” kundër qeverisjes së keqe siq është edhe ajo në nivel qendror.

Rugova: Në Istog i thanë Jo të keqes

“Shpreh keqardhjen për qytetarët e Istogut të cilët tri herë e edhe tash po e dëshmojmë se kemi qenë në raund të parë dhe të dytin e edhe tash dhe gjithnjë do të jetë fituese. Aty u mbrojt demokracia dhe Kushtetuta dhe në Istog u dëshmua se nuk pranojnë procese të tilla të këqija”, tha Rugova.

 Ndryshe dje është mbajtur rivotimi për kryetar të Istogut pas ankesës që dy partitë kanë bërë në Gjykatën Supreme.

Mbrëmë KQZ nga rezultatet preliminare shpalli fitues Gani Dreshajn e AAK-së por sot doli dhe tha se rezultatet e mbrëmshme ishin gabim.

Pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, Haki Rugova mori 10 mijë e 33 vota ndërsa Gani Dreshaj 10 mijë e 18 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat