Çfarë dëshmojnë përgjimet “Pronto 3”? Këto janë klanet që po ndihmojnë klanin Pronto

Politika

Çfarë dëshmojnë përgjimet “Pronto 3”? Këto janë klanet që po ndihmojnë klanin Pronto

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 16:59
Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj

Përgjimet “Pronto 3” përmes së cilave dëgjohen që në vitin 2011 kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës është arsyeja që analistët politikë kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit.

Në përgjimet e qarkulluara në media dëgjohen Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj gjersa përpiqen të sigurojnë një pozitë, për kryeprokurorin që asokohe ishte Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Në një moment Kadri Veseli kishte thënë se Leka mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre.

Sipas analistit politik Jeton Kelmendi, me këto nuk do koment që drejtësi në Kosovë nuk ka.

Sipas tij, drejtësia në Kosovë është e dështuar dhe nuk ka dyshim që shteti është i kapur nga Klani “Pronto”.

“Nuk do shumë koment me vetë faktin që kryeprokurori i shtetit Alekësandër Lumezi ishte pak kohë në media me atë që nuk e kishte të kryer provimin e jurispodencës dhe është gjykuar aq shtermbër sa është shpallur i pafajshëm tregon që drejtësia në Kosovë mund të jetë çfarëdo, por drejtësi jo. Kur flitet për standarde nuk ka ndonjë të re, sepse nuk kemi dyshime ndaj kapjes së shtetit nga klani “Pronto” binomi tragjik për Kosovën Thaçi dhe Veseli. Mendoj që kjo është e ditur, por është vetëm një pjesë e faktografisë e cila del tani në kohën kur Gjykata Speciale po bëhet gati për të arrestuar dhe për ta bindur opinonin e brendshëm dhe të jashtëm që drejtësia në Kosovë është e dështuar, sepse shpirtin e kyreprokurorëve dhe gjyqtarëve e kanë PDK-ja” ka deklaruar Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas tij, vrasjet politike nuk do të zbardhen sepse ato preken nga kokat mafioze politike në vend.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e Lumezit, gjersa ka shtuar se nuk pret ndryshim të sistemit të drejtësisë në Kosovë gjersa nuk reformatohen strukturat.

“Nuk ka zbardhje të vrasjeve politike të cilat prekin kokat e mafiozve politike në vend, prandaj duhet një formë për ta zhbërë këtë strukurë të inkriminuar kaq thellë, natyrisht që në një vend demokratike do të duhet të jepte dorëheqje me automatizëm kryprokurori dhe Kryeprokuroria të dalë. Unë nuk pres ndryshim dhe kjo tregon që drejtësinë në Kosovë e bënë Klani Pronto, ekonominë e bënë klani Pronto, politikën e bënë dhe vetëm bëhet fjalë se kush do të jetë argat. Derisa Isa Mustafa për dy vite e gjysmë ishte segment  i Klanit Pronto, tani kanë gjetur segment tjetër Klanin e familjes Haradinaj dhe Limaj, si dhe Pacollin. Kosova nuk çlirohet gjersa nuk bie PDK-ja dhe gjersa nuk reformatohen strukurat e drejtësisë, këta njerëz duhet të japin llogari para drejtësisë dhe jo të bëjnë drejtësi”, ka theksuar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat