LDK tregon pse kërkoi rinumërim në Prishtinë, kundërpërgjigjet Vetëvendosje

Politika

LDK tregon pse kërkoi rinumërim në Prishtinë, kundërpërgjigjet Vetëvendosje

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 24 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror Zgjedhor me urdhër të PZAP-IT, dje vendosi për rinumërimin e votave në dy qendrat kryesore në Republikën e Kosovës, më saktësisht në Prishtinë dhe në Prizren.

Arsyet ishin parregullsitë e shumta në zgjedhje që ishin raportuar në PZAP.

Mirëpo pikërisht rinumërimi  i tërësishëm i kutive të votimit, shkaktoi shumë zhurmë ne dy taborët politike që ishin kundërshtarë në balotazhin e 19 nëntori, pra në mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit në  Prishtinë.

Image
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se rinumërimi eshë dashur patjetër të bëhet, duke treguar edhe arsyen pse kanë kërkuar rinumërim në Prishtinë.

“Arsyeja pse kemi kërkuar rinumërimin, kanë qenë parregullsitë në të cilat është hasur deri më tani, pra ne proceset e nënshkruara, çka vërtetë edhe na ka shtyrë të dyshojmë, se parregullsi të tilla do të mundë të ketë edhe brenda kutive të votimit. Ne jemi të bindur, se rinumërimi si dhe votat me kusht, do të qojnë në vend vullnetin, real te qytetarëve të Prishtinës. Askush nuk duhet ti frikësohet  vullnetit por as rinumërimit. Ne besojmë fuqishëm, që rinumërimi dhe votat me kusht do ta nxjerrin Arban Abrashin fitues të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Gecaj për “Bota sot” 

Image
Besa Baftiu

Ndërsa, nga Vetëvendosje thonë se nuk ka vend për rinumërim.

 “Meqenëse nuk ka pas ankesa dhe se procesi zgjedhor është cilësuar se ka shkuar gjithçka në rregull, nuk kuptoj pse të bëhet rinumërimi, ku është qellim. Kjo është një presedancë, që nuk do të duhej të ndodhte përndryshe ,kurdo që një subjekt humbë do të kërkon rinumërim të votave në bazë  për këtë në çka janë bazuar për rinumërim atëherë do të duhej të numërohen në të gjitha qytetet ku ka pasur balotazh”, ka thënë tha deputetja Besa Baftiu për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat