“AGK qëllimisht nuk i përmendi vrasjet e gazetarëve të gazetës “Bota sot””

Politika

“AGK qëllimisht nuk i përmendi vrasjet e gazetarëve të gazetës “Bota sot””

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 22 nëntor 2017 Në ora: 20:24
AGK të hënën ka publikuar raportin e titulluar “Treguesit për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve (KOSOVA 2017)".

Mos përmendja e vrasjes së dy gazetarëve të gazetës “Bota sot” në raportin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, është e papranueshme dhe e qëllimshme.

Kështu thonë njohësit e rrethanave politike në vend.

“AGK duhet të jetë e pavarur dhe në raportin e saj për lirinë e mediave. Mos përmendja e vrasjeve të gazetarëve të "Bota Sot" është dashakeqësi. Si i tillë ky raport nuk është real, prandaj nuk pasqyron gjendjen faktike të gazetarëve”, thotë për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

Për Mehmetin, raporti i plotë, do jetë vetëm kur të përmenden të gjitha rastet e sulmeve dhe vrasjeve të gazetarëve, por si duket ka njerëz të politizuar në AGK, e të tillë edhe bëjnë këso raporte skandaloze.

Sipas tij, mos përmendja e tyre është e qëllimshme.

“Ky raport është i njëanshëm, skandaloz dhe jo realist dhe si i tillë nuk pasqyron gjendjen faktike të gazetarëve në Kosovë që nga '99-ta. Derisa edhe Amnesty Internacional ka përmendur vrasjet e gazetareve të "Bota Sot" ndërkohë që AGK nuk i përmend, kjo është e qëllimshme dhe krejt e papranueshme. Kjo nuk i kontribuon pasqyrimit të gjendjes faktike dhe shton dozën e mosbesimit ndaj AGK”, shtoi Mehmeti.

Edhe analisti Jeton Kelmendi, thotë se në raporte të AGK-së, nëse flitet për kërcënime të gazetarëve dhe raste të tjera, duhet të përmenden të gjithë.

“Mendoj se reagimi duhet të jetë i përmbajtur dhe të jetë konformë standardeve për të drejtat dhe liritë e opinionit të medias. Prandaj, edhe reagimi selektues si Asociacioni dëmton sinqerisht të drejtën dhe lirinë e njeriut për faktin se raporti duhet të përfshihen të gjithë rastet. Pra, duhet të përfshihen gazetarët e mediave kryesore apo të mediave lokale”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat