Eksperti i Sigurisë tregon rrezikun kryesor për Kosovën, nuk është Serbia!

Politika

Eksperti i Sigurisë tregon rrezikun kryesor për Kosovën, nuk është Serbia!

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 nëntor 2017 Në ora: 14:10
Selia e Qeverisë së Kosovës

Nuk është Serbia dhe as kthimi i luftëtarëve të ISIS-it nga Siria që mund të paraqesin rrezik për destabilizim të vendit, por rreziku më i madh për Kosovën mbetet krimi dhe korrupsioni në institucionet vitale të shtetit, thotë eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Image
Fadil Kajtazi

“Rreziku më i madh për Kosovën është ngadalësimi i proceseve zhvillimore, i cili pastaj derivon probleme nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore ku më e cenueshmja është fusha e sigurisë. Edhe për një kohë Kosova nuk do të jetë e kërcënuar ushtarakisht nga armiku potencial i saj Serbia edhe pse ajo për rreth kufirit të Kosovës, sipas gjatësisë dhe gjerësisë ka të riradhiture pesë nga gjashtë brigadat se ka gjithsej në organiken e saj ushtria serbe. Kjo nuk do të ndodhe për shkak të pranisë ushtarake të NATO-së”, është shprehur Kajtazi për Bota sot”.

Ai thotë se kreu politik serb, llogarit, ose parashikon një katrahurë në nivel global, të përfshirjes se SHBA-ve në konflikt bërthamor me Korenë Veriore, dhe me Iranin.

“Në ketë katrahurë ata mendojnë se SHBA nuk do të ketë gatishmëri për përqendrim në çështjen e Kosovës dhe mendojnë ta shfrytëzojnë për mësymje ushtarake, natyrisht pasi të organizojnë një provokim të tipit të marsit 2004, ku agjenda e përfshirjes se grupeve islamike në sulmin ndaj popullatës serbe dhe kishave ortodokse është me aktualja”.

“Në anën tjetër rreziqet më të mëdha prej të cilave cenohet Kosova në aspektin e sigurisë janë mos konsolidimi i funksionimit demokratik të shtetit, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni lëndojnë institucionet vitale. Në këto kushte destabilizimi politik i vendit është permanent, pasi krijohet hapësirë i involvimit të shërbimeve armiqësore që veprojnë në mënyrë subversive në drejtim të Kosovës. Jemi dëshmitarë kur institucioni më vital i shtetit- prokuroria, këto ditë është cenuar, Dhe këto nuk janë të rastësishme, e kanë një qendër koordinuese e cila besoi se nuk është e vështire për t'ia qëlluar ku ndodhet”, ka shtuar më tej Kajtazi.

Sipas tij, po të analizohet vetëm loja me zëvendësministra, është e lehtë për tu vlerësuar niveli i interesit të kësaj qeverisje për ruajtjen e stabilitetit të vendit.

“Akti i fundit i emërimit të dhëndrit 27 vjeçar të kryeministrit për të menaxhuar një fond publik qindra milionëshe, le të kuptoj nivelin e seriozitetit që ka klasa politike që qeverisë vendin në raport me rreziqet që e kërcënojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës”, ka përfunduar Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat