Flet analisti politik, tregon pse do të dështojë Gjykata Speciale

Politika

Flet analisti politik, tregon pse do të dështojë Gjykata Speciale

Nga: Naile Ejupi Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:40
Selia e Gjykates Speciale

Që nga formimi i Gjykatës Speciale është përfolur për kohën se kur do të fillojnë aktakuzat e para ndaj ish- eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fillimisht u raportua se aktakuzat e para do të fillojnë në fund të vitit 2016, pastaj raportohej se muajt e parë të marsit do të jenë “muajt e nxehtë” në politikë, pastaj pas prillit, pas zgjedhjeve parlamentare dhe tani është “qetësuar” çështja e aktakuzave të para dhe nuk raportohet për një muaj apo datë të saktë  për këto aktakuza.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun  ka thënë sot se formimi i listës së avokatëve mbrojtës dhe viktimave të Këshillit të Specializuar në Prishtinë do të përfundojë për dy deri tre muajt e ardhshëm dhe se akuzat e para të Gjykatës Speciale duhet të priten më pas.

Një ditë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar avokatët të paraqiten për të hyrë në listën e mbrojtësve të të akuzuarve dhe viktimave, raporton media serbe.

Analistët politikë këto raportime se aktakuzat e para mund të ndodhin në vitet, muaj apo pas proceseve të ndryshme i konsiderojnë si jo serioze dhe të atilla e humbin vlerën e kësaj gjykate.

Analisti politik, Jeton Kelmendi thotë se Gjykata Speciale është vazhdimësi e gjykatave të dështuara.

Sipas tij, deklaratat që bëhen në media për ngritjen e aktakuzave të para janë jo serioze dhe e zhvlerësojnë këtë gjykatë.

“Mendoj që Gjykata Speciale është një vazhdimësi e gjykatave të dështuara. Jo vetëm në Kosovë po në të gjitha gjyqe e të gjithave rezolutave ndërkombëtare partitë politike nuk bëjnë drejtësi, ndërkaq politika shumëhere bëhen gjyqet. Deklaratat në mediat, qoftë ndërkombëtare, qoftë serbe e pastaj ato shqiptare kanë lansuar informacione se do të ketë aktakuza të para pas këtij procesi, apo këtij procesi janë tërësisht jo serioze dhe e shvlerësojnë këtë gjykatë”, ka pohuar Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas tij, kjo gjykatë është pa ndonjë kontekst të qartë, e një anshme dhe jo serioze.

Ai Gjykatën Speciale e konsideron të dështuar ashtu siç i konsideron edhe sistemet tjera të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Mendoj se kjo gjykatë ashtu është deskredituar, ashtu shumë pa ndonjë kontekst të qartë, është e një anshme dhe deri më tani unë e shoh krejtësisht jo serioze. Por, gjykata edhe pse nuk e bënë punën e saj, pra drejtësinë, me politikën që po bëhet me gjykatën speciale disa prej politikanëve moskulozëve të mëdhenj po ua fut frikën dhe këta njerëz krijojnë tollovira. Edhe kjo gjykatë do të dështojë sikur edhe gjykatat tjera, UNMIK-ut dhe EULEXI-it edhe sikur gjykatat e Kosovës. Ky reagim është duhet të marrim me rezerva, edhe nëse kanë informata prapë mund të lansojë perfektisurën e saj politike”, ka përfunduar Kelmendi.

Gjykata Speciale është votuar për në vitin 2015, ndërsa ajo do të hetojë krimet të cilat dyshohet se janë bërë në periudhën 1999-2000 nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kundër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë.

Siç edhe dihet tashmë, Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze.

Ndërkohë ajo që është e sigurt deri më tani është fakti se të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin e tyre në Holandë, por as në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat