Demarkacioni mund të mos zgjidhet edhe këtë mandat qeverisës

Politika

Demarkacioni mund të mos zgjidhet edhe këtë mandat qeverisës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 6 nëntor 2017 Në ora: 20:21
Vija kufitare Kosovë-Mal i Zi

Edhe ky mandatë qeverisës do të shkojë duke u merr me kauzën e Demarkacionit, pasi që me realitetin e krijuar në vend gjasat për dhënien e një epilogu të shpejt për këtë çështje janë shumë të vogla, duke pasur parasysh qëndrimet e palëkundura të partive politike për këtë marrëveshje.

Kryeministri Haradinaj nga AAK-ja që udhëheq qeverinë se bashku me Lëvizjen Vetëvendosje mendojnë se me versionin aktual të demarkacionit, Kosova humb territor. Madje, këtë qëndrim e përforcon deklarata e fundit e kryetarit të komisionit të ri për demarkacionin, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka thënë një vizitë që ai ka realizuar në institutet kompetentë të Kroacisë dhe Sllovenisë ka gjetur dëshmi dhe materiale të tjera relevante se Kosova ka humbur territor nga përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi.

Nga ana tjetër, PDK-ja që është partneri kryesor në qeveri dhe LDK tashmë në opozitë janë pro versionit aktual të demarkacionit. Duke parë se Haradinaj nuk e ka mbështetjen e PDK-së dhe të LDK-së për të rrëzuar këtë marrëveshje, atëherë ai ka vendosur dy opsione për këtë çështje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat