Dështimi i marrëveshjes për drejtësinë rrezikon të ardhmen e dialogut me Serbinë

Politika

Dështimi i marrëveshjes për drejtësinë rrezikon të ardhmen e dialogut me Serbinë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 18 tetor 2017 Në ora: 19:37
Takim i mëhershëm i Thaçit, Mogherinit dhe Vuqiçit në Bruksel

Duke kritikuar Bashkimin Evropian Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mundohet ta pastrojë vetën për marrëveshjet e dëmshme që ai i ka bërë deri më tani me Serbinë në bisedimet e Brukselit. Ky është vlerësimi i njohësve të çështjeve politike në vend.

Kritika e tij e fundit e Thaçit ndaj Bashkimit Evropian vjen pas dështimit të dekretimit të dyzet e dy gjyqtarëve dhe katërmbëdhjetë prokurorëve të komunitetit jo shumicë serb në Kosovë, të cilët nuk shkuan në presidencë për tu akredituar.

Në kritikat e Thaçit, u tha se mos shkuarja e gjyqtarëve serb tek presidenti për akreditim tregon se ata u penguan nga Serbia, kurse për Bashkimin Evropian u tha se kjo shpërfaq edhe një dështim dhe paaftësi tjetër të BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi.

Por, kritikat e Thaçit ndaj BE-së po konsiderohen nga analistët politik si një tentim i tij për të shfajësuar veten.

“Presidenti Thaçi  me dinakërinë e tij politike, po mundohet ta shfajësoj vetën nga përgjegjësia e tij politike, kushtetuese e ligjore, duke manipuluar me opinionin e gjerë publik me deklarata populiste dhe amatoreske”, tha për “Bota sot” politologu Hidajet Ahmeti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat