Media japoneze: Çfarë mësoi Korea Veriore nga Lufta e Kosovës 1999?

Politika

Media japoneze: Çfarë mësoi Korea Veriore nga Lufta e Kosovës 1999?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 tetor 2017 Në ora: 22:54
Ilustrim

Në 21 mars 2017 ministri i jashtëm serb Ivica Dacic falenderoi Korenë Veriore për refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo ndodhi gjatë takimit mes tij dhe ambasadorit koreanoverior në Bukuresht, Ri Pyong-du. Dacic kërkoi edhe zgjidhje diplomatike për krizën koreanoveriore.

Shumë analistë perëndimore e kanë sqaruar vijimin e marrëdhënieve të mira mes Beogradit dhe Phenianit si pasojë e opozitës së Koresë Veriore për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Marrëdhëniet e fuqishme mes tyre kanë filluar nga Lufta e Ftohtë, mes Josip Broz Tito dhe Kim Il-sung, si dy liderë të shteteve komuniste. Edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Korea Veriore mbështeti regjimin e Slobodan Miloshevicit dhe kundërshtoi intervenimin ushtarak të NATO në Kosovë gjatë 1999, shkruan Samuel Ramani për magazinën me qendër në Tokio “thediplomat.com”. Politika e jashtme dhe siguria e Koresë Veriore janë pasoja të drejtpërdrejta nga Lufta e Kosovës, përcjell botasot.info.

Fillimisht Pheniani zyrtar u rreshtua krah Kinës për të kundërshtuar intervenimin e NATO dhe më pas e quajti akt “heroik” rezistencën e Miloshevicit kundër NATO në shkurt 2000. 

Sipas ekspertëve të Koresë Veriore, Samuel Kim dhe Tai Hwan Lee në librin “North Korea and Northeast Asia”, theksojnë se Pheniani kishte frikë dhe shqetësime se do kthehet në “Jugosllavinë e re” dhe tentoi të mbrojë veten kundër një ndërhyrje të mundshme nga NATO.

 Regjimi i Koresë Veriore e kuptoi se për të mbrojtur ndryshimit e qeverisë dhe ndërhyrjen ushtarake nga jashtë, si në rastin e Kosovës (por më pas edhe në Irak 2003 dhe Libi 2011), asaj i duheshte armë bërthamore.

Marrëveshje Kornizë mes SHBA dhe Koresë Veriore 1994, rreth përmirësimit të mundshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve është shkelur nga vendi komunist përpara ndërhyrjes në Irak 2003 dhe pikërisht pas Luftës së Kosovës 1999. Ky fakt nuk është përmendur ose analizuar shpesh./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat