Frustrimi i Thaçit si përpjekje për t`i “bishtnuar” drejtësisë

Politika

Frustrimi i Thaçit si përpjekje për t`i “bishtnuar” drejtësisë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 11 tetor 2017 Në ora: 20:55
Presidenti Hashim Thaçi

Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës në Kosovë, ende nuk ka filluar punën, mirëpo organizata joqeveritare ka mbajtur një organizim me temën “Perceptimi i Gjykatës Speciale”.Në këtë organizim kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.Duke folur rreth Gjykatës, i pari i vendit ka lëshuar kritika të shumta kundrejt ndërkombëtarëve.Mirëpo, gjatë fjalimit të tij, ambasadori O’Connel ka lëshuar sallën, duke mos e dëgjuar deri në fund presidentin.Thaçi gjatë fjalimit të tij tha se Kosovës i është bërë padrejtësi pasi ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe i janë shtuar vështirësitë.“Kosova mbajti fjalën e themeloi Gjykatën po bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asnjë hap. Kosovës veçse iu vështiruan mundësitë. Kosova u tregua me lojale por u ndëshkua më së shumti", tha ai. Thaçi bazuar në hulumtim tha se kjo Gjykatë besohet se do të merret vetëm me shqiptaret dhe jo me serbet. “Nuk do të merret asnjë rast për shqiptaret e vrarë, dhunën ndaj grave shqiptare, pra asnjë krim që kanë bërë në Kosove”, ka thënë Thaçi.

Bekim Çollaku, Shefi i stafit të Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj largimit të Ambasadorit të Britanisë së Madhe Ruari O'Connell nga konferenca e sotme ku është diskutuar për Gjykatën Speciale.

Në një prononcim për median, Çollaku ka bërë me dije se Presidenti Thaçi nuk është shqetësuar për largimin e Ambasadorit britanik nga konferenca.Amabasada britanike në një përgjigje ka thënë se O’Connell është larguar urgjentisht nga konferenca, pa e thënë se kjo ka pasur të bëjë me qëndrimin e Thaçit, por i ka kundërshtuar deklaratat e Thaçit që i ka bërë sot.“

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat