Hashim Thaçi e Kadri Veseli “pushtohen” nga ethet e Gjykatës Speciale

Politika

Hashim Thaçi e Kadri Veseli “pushtohen” nga ethet e Gjykatës Speciale

Nga: Bota sot Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:32
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka adresuar kritika ta ashpra ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Thaçi ka thënë se ndërkombëtarët nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale. Sipas analistëve, këto deklarata kanë ardhur për shkak se vet Presidenti Thaçi mund të jetë i akuzuari.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në panelin e organizuar nga OJQ-të: Integra, CPT, PAX, me temën : "Përceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: Rreziqet dhe mundësitë, tha se Kosova është treguar me lojale, por është ndëshkuar më së shumti.

“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale, erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtar, se sa për drejtësi të mirëfilltë. Pranimi ndodhi në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar, me arsyetimin se duhet të kënaqin akterët tjerë në veçanti Beogradin dhe Rusinë, që kjo çështje të mos delegohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Që ta ruajmë partneritetin strategjik me SHBA dhe BE dhe NATO-n, pranova ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj gjykate. Nga BE na u premtua se do  të mund të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodh liberalizimi i vizave shpejtë, se do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonin Forcat e Armatosura shpejtë dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi e gjy katës, bashkësia ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua integrimi euroatlantik”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat