Efektet e mos aplikimit të Kosovës në UNESCO

Politika

Efektet e mos aplikimit të Kosovës në UNESCO

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 tetor 2017 Në ora: 13:53
Haki Abazi

Që nga fillimi i qeverisjes, kryeministri Ramush Haradinaj për një kohë të shkurtër vendosi që të heq dorë nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL dhe në UNESCO.

Anëtarësimi në këto organizata ndërkombëtare është mjaft i rëndësishëm, por që vendi nuk do të ketë mundësi të aplikojë.

Për këtë, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se edhe nëse Kosova do të anëtarësohej në UNESCO, kjo do të bëhej sipas rezolutës 1244.

“Çka është UNESCO? A është UNESCO agjencion i Kombeve të Bashkuara, PO. A është Kosova anëtare e Kombeve të Bashkuara, JO. Ky është kalkulimi i parë që do të duhej të bëhet. Tundimi për të dalë me lajme bombastike e ka futur Kosovën në rrugë pa krye edhe herën e parë dhe herën e dytë do ta kishte efektin e njëjtë. Edhe sikur Kosova të bëhet anëtare e UNSCO-s, ajo do te ishte anëtare sipas 1244 dhe kjo është gjëja më e dëmshme që mund t’i bëhet vendit duke e vendosur Kosovën në pozitën e provincës dhe kthimi i autoritetit dhe pronësisë Serbisë”, ka deklaruar ai.

Abazi shpjegon efektet pozitive dhe negative të tërheqjes së aplikimit për të qenë pjesë e UNESCO-s dhe po ashtu INTERPOL-it.

“Unë mendoj që mosanëtarësimi në UNESCO ka qene me efekte shumë të këqija në afatshkurtër sepse ka treguar pafuqinë e vendit por me efekte të mira afatgjate sepse Serbia nuk mundet të vendos për objektet historike e fetare të Kosovës nëpërmjet mekanizmave të Kombeve të Bashkuara ku Kosova nuk është anëtare. E njëjta gjë vlen edhe për Interpol dhe mendoj që ka qene vendim i drejtë për të mos aplikuar sepse do të ishte disfatë e madhe nëse në rekordet e këtyre institucioneve shkruhet se ka pasur një tentim dhe ka dështuar. Dita e votimit është ceremoni siç e pamë UEFA, ajo ditë është për duartrokitje, puna duhet bërë paraprakisht dhe nëse nuk është garantuar anëtarësimi aplikimi nuk do të duhej të bëhet. Nuk është hamendja, ndoshta e ndërrojnë mendimin”, vlerëson Abazi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat