Si po përgatitet skenari ogurzi për lënien e veriut jashtë Kosovës

Politika

Si po përgatitet skenari ogurzi për lënien e veriut jashtë Kosovës

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 28 shtator 2017 Në ora: 18:31
Mitrovica

Rastet kur Policia e Kosovës sulmohet në veri të vendit nuk janë të rralla.

Së fundmi, saktësisht me 25 shtator, një patrullë e Policisë së Kosovës në afërsi të Zubin Potokut, është sulmuar derisa ka qenë në lëvizje, nga persona ende të panjohur për Policinë.

Rastin për gazetën “Bota sot” e ka konfirmuar Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, i cili tha se ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

“Po ka ndodhur me 25 shtator ku një veturë në lëvizje është sulmuar me armë zjarri por ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është lënduar askush. Ngjarja ka ndodhur në vijën kufitare, në fshatin Banjë të Zubin Potokut, ku patrulla ka qenë duke lëvizur drejt Bërnjakut”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se për këtë rast kanë filluar hetimet por që ende nuk ka detaje.

“Hetimet kanë filluar menjëherë, ekipi i kriminalistikës ka filluar me hetimet, me dëshmitë në vendin e ngjarjes, edhe policët kanë dhënë intervistë në polici lidhur me rastin por deri më tani nuk kemi asgjë, janë duke u zhvilluar hetimet”, është shprehur Hoti për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat