Bisedimet me Serbinë nën “llupen” e opozitës

Politika

Bisedimet me Serbinë nën “llupen” e opozitës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 shtator 2017 Në ora: 21:22
Takimi Thaçi-Mogherini-Vuçiq

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tashmë po zhvillohet në nivel presidentesh të të dyjavendeve.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 31 gusht, pas takimit të fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet një deklarate për medie pati thënë se “pas krijimit të institucioneve, në mënyrë sa më konsensuale të mundshme, përmes Ekipit të Unitetit, Kosova të përfaqësohet në pjesën finale, përmbyllëse, historike të shtet-ndërtimit”.

“Për këtë arsye kam thirrur për krijimin e një baze të gjerë përfaqësuese të spektrit politik kosovar dhe të shoqërisë civile, të mediave dhe opinion-bërësve”, pati thënë presidenti Thaçi.

Në kuadër të kësaj opozita vazhdimisht po hedh akuza në drejtim të presidentit të vendit për mënyrën se si po bisedohet më Serbinë.

Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje Rexhep Selimi  ka thënë për “Bota sot” se Thaçi është i fokusuar vetëm rolin e tij në bisedime më Serbinë. Ky është misioni i tij i vetëm me postin e tij si president, bisedimet më Serbinë sipas Selimit,presidenti Thaçi ka mision politik e jetësor.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat