Katalonia flet nën shembullin e Kosovës, Spanja për vepër dhe uratë të nacionalistëve

Politika

Katalonia flet nën shembullin e Kosovës, Spanja për vepër dhe uratë të nacionalistëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2017 Në ora: 21:51
Demonstruesit janë përpjekur të parandalojnë largimin e materialeve zgjedhore për Ditën e Pavarësisë në Kataloni. Ndërkohë, punonjësit e qeverisë rajonale u arrestuan.

Parashikimi i mbajtjes së referendumit për pavarësi në 1 tetor 2017 në Kataloni, ka bërë jehonë mjaft të madhe te mediat ndërkombëtare dhe kjo pasi ai kundërshtohet në rrugë ligjore katërcipërisht nga Madridi zyrtar. Në anën tjetër Barcelona shpesh thirret nën shembullin e Kosovës.

“Qeveria e këtij rajoni të pasur justifikon veten nën shembullin e Kosovës. Nëse shumica votojnë për ndarje nga Spanja, atëherë në 2 tetor do krijohet Republika e Katalonisë.”

Kjo sipas Madridit zyrtar është anti Kushtetuese. Nuk bëhet fjalë për luftë heroike për pavarësi dhe aspak për një Kosovë të dytë. Por vetëm një uratë dhe vepër e nacionalistëve, shkruan “Die Welt”. Konflikti mes Spanjës dhe Katalonisë nuk duket tërësisht i paqtë. Për këtë duhet dialog dhe përfshirje më e madhe e një lojtari të tretë. Brukseli duhet ta peshojë mirë këtë konflikt./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat